Banorët e Lezhës festojnë Natën e Bardhë e Kulturës Shqiptare

Ky aktivitet u mbështet edhe nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA e cila ishte sponsore zyrtare e evenimentit
Lezhë, 22 Qershor 2010 NOA Mijëra banorë të Lezhës, SHëngjinit, Laçit dhe zonave përreth mbushën sheshin Skanderbeg të qytetit të Lezhës dhe Teatrin, në evenimentin kulturor Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare, organizuar nga bashkia e këtij qyteti në bashkëpunim me Universitetin Evropian të Turizmit dhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Koncerti festiv u zhvillua në shoqërinë edhe të një panairi me produktet tipike të kësaj zone si edhe frutin tradicional, shegën. Duke folur për spektaklin, kryetari i Bashkisë së Lezhës, z.Viktor Tushaj tha: Lezha e meriton zhvillimin e një aktiviteti të tillë.
Lezha është një qytet mjaft i rëndësishëm i cili ka pasuri të mëdha natyrore, por edhe kulturore, të cilat vlejnë të vihen në pah, për të zhvilluar në këtë mënyrë turizmin e qëndrueshëm", - tha Tushaj.
Kurse rektori i EUFT tha se "Lezha është një qytet që ka shanse mjaft të mëdha për të zhvilluar turizmin si të tillë në territorin e saj".
"Dhe bashkëpunimi i Universitetit Evropian të Turizmit, ka pikërisht si qëllim kryesor realizimin e pikave të një strategjia që presupozon zhvillimin e turizmit në të gjithë vendin, - u shpreh rektori i këtij universiteti, prof. Dr. Salvatore Messina, duke prezantuar qëllimin pse u zhvillua në Lezhë, Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare.
Ndërsa për Klodian Pajunin, drejtor i Përgjithshëm i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nata e Bardhën e Kulturës Shqiptare është një aktivitet i nivelit maksimal, ashtu siç arriti të realizohet edhe ai në kuadrin e nismës Shqipëria është Kulturë, në parkun arkeologjik të Apolonisë në Fier.
Z.Pajuni tha se Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare bën të mundur faktin që të dalin në pah sa më shumë bukuritë dhe elementët e veçantë turistik që zotëron qyteti i Lezhës, duke e kthyer atë për një natë në kryeqytetin e gjithë Shqipërisë, për nga vetë përmasat dhe rëndësia që do të ketë ky eveniment kulturor.
Në spektakël, u duartrokit shumë Festivali i Shegës me pjesëmarrjen e qyteteve krijuese: Shega Lezhjane, Struga, Ulqini, Dibra, Puka, Mirdita, Kurbini, Tropoja, Tirana dhe Prishtina. Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare vijoi me fituesit e konkursit Shqipëria është Kulturë në muzikë, kërcim, aktrim, pantonimë etj.
Ky aktivitet u mbështet edhe nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA e cila ishte sponsore zyrtare e evenimentit.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")