Kozeta Bakiu: Të bësh koreografi duhet të kuptosh psikologjinë muzikore
Gjithmonë energjike dhe shumë e dhënë pas punës së saj, koreografive që i përgatit me aq dashuri dhe pasion. Edhe pse po kalojnë shumë vite nga puna e saj si mësuese profesioniste e baletit, koreografja e njohur Kozeta Bakiu vazhdon që të punojë po me aq përkushtim sa edhe më parë. Edhe këto ditë ajo ndodhet duke u marrë me të rinjtë e trupës së baletit,
duke dhënë udhëzimet e duhura. Në shumë vite karrierë artistike koreografia e njohur Kozeta Baiku ka sjellë më të mirën dhe të bukurën që kërkon koreografia, ka sjellë numra të cilët janë duartrokitur me përzemërsi nga publiku shqiptar por dhe më gjerë. Në këtë intervistë dhënë për gazetën SOT ajo rrëfen vitet e para të punës së saj, dhe sa e vështirë ka qenë që ajo të ishte sot një prej emrave më të talentuar të koreografisë shqiptare. Koreografia Bakiu tregon se ajo nuk e kishte menduar asnjëherë se do të bëhej koreografe në jetën e saj. Unë kisha menduar se do të isha thjesht një mësuese baleti dhe kjo është shumë normale. Unë e kam pasur shumë qejf muzikën klasike, por dhe atë moderne dhe idhujt e mi kanë qenë Carla Fraci dhe Rafaela Cara dhe në atë kohë nuk dija dhe të dalloja se kë doja më shumë nga ato të dyja. Ishin vitet 90 kur çdo gjë kërkonte një ndryshim dhe ne ishim një brez që sapo kishim dalë nga bankat e shkollës dhe ishim brez i parë i koreografëve shqiptarë, pohon koreografja Bakiu. Ndërsa flet mbi profesionin e saj ajo pohon se vitet me koreografinë i kanë sjellë qetësi. E bëj çdo gjë me pasion dhe nuk e quaj thjesht punë. Pasioni për koreografinë ka ekzistuar gjithmonë tek unë dhe do të vazhdojë të ekzistojë, tregon ndër të tjera ajo. Në karrierën e saj një rol të rëndësishëm ka lozur dhe familja e saj për të cilën pohon se megjithëse ka shumë punë ajo arrin ta gjejë kohën për të. Është pak e vështirë për mua, por që e gjej dhe kohën që unë të jem me familjen time. Mendoj se nëse ti do arrin ta gjesh kohën dhe për tiu përkushtuar familjes, por unë kam dhe dy prindër të cilët më ndihmojnë shumë edhe i kam pasur gjithmonë mbështetje në gjithë karrierën time. Më kanë ndihmuar shumë sa them se atë që ata bëjnë për mua unë nuk do ta bëj dot kurrë për prindërit e mi, tregon koreografia. Ndërkaq që një trupë me balerinë, këngëtarë, instrumentistë, aktorë dhe moderatorë së bashku në një festival veror, ku padyshim që nuk mungon dhe emri i koreografes së njohur Kozeta Bakiu. Ritme muzikore, balet, performanca artistike, lojëra sportive, ekspozita këto do të ofrojë këtë sezon Festivali i Verës 2010 (Festivalbar Albania), i cili ka pak ditë që ka filluar. Koreografja Bakiu në këtë eveniment që synon traditën përgatit balerinët për numrat koreografikë, por si e shikon ajo këtë festival dhe cilat do të jenë në vijim projektet artistike ajo na i zbulon në vijim të kësaj interviste.
-Veç punës në Akademi, ju po merreni dhe me Festivalin e Verës që për herë të parë starton këtë vit. Ju si koreografe e këtij evenimenti kulturor që synon traditën, çfarë mund të na thoni për atë që ju do të sillini para publikut gjatë gjithë këtij sezoni veror?
Është një përgatitje shumë e madhe dhe do të jenë një grup balerinësh, të cilët janë të talentuar. Grupi është i përbërë nga ata studentë, të cilët mbarojnë këtë vit në Akademinë e Arteve dhe një pjesë të tjetër të cilët pretendojnë për tu futur në Akademi. Janë breza shumë të kundërt, por që marrin shumë nga njëri-tjetri. I gjithë ky organizim ka qenë i vështirë, pasi ka një mori gjërash që të duhet ti vesh përpara dhe kjo nuk është e lehtë nëse ti kërkon të sjellësh një punë cilësore dhe me vlera të larta artistike për ta prezantuar para publikut dhe kjo jo vetëm këtë sezon, por për mua ndodh gjithmonë. Sa i takon punës sime, si fillim duhet që këta dy breza të bashkohen dhe të jenë njësh me njëri-tjetrin dhe më pas është një parapërgatitje shumë e madhe që do të një punë goxha të madhe fizike dhe mendore. E gjithë kjo pasi janë 40 shfaqje, të cilat do të bëhen me numra koreografikë. Kjo kërkon një punë shumë serioze dhe mbi të gjitha të jetë shumë lart dhe me vlera artistike. Veç shfaqjeve që do të jenë në çdo natë të ndryshme, ne jemi munduar që të ketë dhe pantonime, që janë gjëra shumë të reja për skenat shqiptare. Ato janë gjëra të ndryshme dhe nuk janë prekur ndonjëherë nga publiku shqiptar, por dhe këto kërkojnë një impenjim shumë të madh dhe një punë përgatitore të madhe. Ajo që do të shikojë publiku nuk do të jetë vetëm një shfaqje argëtuese, nuk do të jenë thjesht kërcime argëtuese që do të vijnë para tyre, por çdo gjë do të ketë një fabul, e cila sigurisht që do japi një mesazh tek spektatorët,e cila mendoj se do të pëlqehet gjatë këtyre ditëve. Veç kësaj pjese, që është pjesa e darkës do të ketë dhe një orar tjetër dhe kjo vetëm për shfaqjet paradite, ku balerinët do të japin animacione dhe lojëra të ndryshme, ku veç tyre do të ketë edhe kërcime të vogla për ata që duan të mësojnë. Të gjitha këto përgatitje bëhen që pushuesi të argëtohet sa më shumë gjatë këtij sezoni veror. Ky festival veror që këtë vit vjen për herë të parë në vendin tonë dhe aq më shumë që zhvillohet në një sezon veror, dhe në një vend me pushues të shumtë, kjo është një iniciativë shumë e mirë dhe ky festival kulturor vjen për herë të parë në vendin tonë në një kohë kur shumë vende të tjera e kanë bërë më parë këtë gjë. Ajo që do të vijë para publikut do të jetë e veçantë dhe shumë argëtuese dhe kjo jo vetëm sa i takon numrave që do të jenë me balerinë, por dhe zhanret e tjera artistike do të jenë shumë të larmishme dhe të bukura.
-Ju keni vite që merreni me koreografinë. Sipas jush cila është e veçanta e kësaj skene buzë detit?
Skena që është krijuar tek kompleksi Hëna variete, e cila është shumë e bukur, kjo skenë vjen falë një pune madhore, pasi aty është bërë një investim gjigand, sepse të tillë e duan artistët që do të interpretojnë dhe performojnë në të, por dhe pushuesit e duan diçka të tillë. Unë them se në këtë skenë është bërë një investim shumë i madh, ajo ka kërkuar një investim të vërtetë, duke filluar që nga ndriçimi i saj, hapësira që ajo ka që është e madhe, veglat muzikore, fonia etj, por edhe artisti duke parë të gjithë këtë investim kënaqet kur shikon, sepse kjo tregon se ty të respektojnë dhe të vlerësojnë për atë që ti bën. Unë mendoj që të gjithë, që nga preokupimi, ose nga ajo që është nisur të bëhet, duket që i kanë kushtuar shumë rëndësi. Nuk është bërë një punë sa për të kaluar radhën, por është bërë një investim serioz dhe goxha i madh, i cili do të sjellë shumë gjëra të bukura tek publiku. Unë mendoj se kjo është e veçanta e gjërave të tilla. Së bashku me Gjergj Lekën, Alfred Trebickën dhe një punë e madhe me të gjithë artistët vjen një festival i bukur tek publiku.
-Sot ju jeni një emër i njohur sa i takon koreografisë që sillet në skenën shqiptare, pasi keni vite që merreni me të. Gjatë gjithë këtyre viteve, si ka qenë jeta juaj me koreografinë, çfarë ju ka falur profesioni juaj në kaq vite karrierë?
Nuk e kisha menduar asnjëherë se do të bëhesha koreografe. Se kisha menduar që do të bëhesha e tillë në jetën time. Unë kisha menduar se do të isha thjesht një mësuese baleti dhe kjo është shumë normale. Unë e kam pasur shumë qejf muzikën klasike, por dhe atë moderne dhe idhujt e mi kanë qenë Carla Fraci dhe Rafaela Cara dhe në atë kohë nuk dija dhe të dalloja se kë doja më shumë nga ato të dyja, duke qenë mes të dyjave sduket dallimi u bë një miksazh i tillë. Ishin vitet 90 kur çdo gjë kërkonte një ndryshim dhe ne ishim një brez, që sapo kishim dalë nga bankat e shkollës dhe ishim brez i parë i koreografëve shqiptarë. Unë kam qenë me njollë në biografi si quhej në atë kohë dhe nuk pata fatin që të futesha në opera, kështu që iu futa shkollës, pavarësisht se prindërit e mi e ëndërronin që unë të isha me arsim të lartë. Unë kisha dëshirë që të kërceja dhe ishin dy dëshira të kundërta, megjithatë vjen një moshë që ti duhet të ndjekësh prindërit, aty ku duan ata. Në fillim nuk dija se