Banorët e Obotit në protestë për dëmshpërblimin
23/04/2010 “Dëmet shumë më të mëdha”
SHKODER- Shpërndarja e dëmshpërblimit për familjet e përmbytura këtë fillim viti në zonën e Shkodrës është shoqëruar me një protestë të banorëve të fshatit Obot. Protesta e organizuar para zyrave të postës në qendër të komunës së Obotit, ishte një reagim ndaj shumave të parave, me të cilat qeveria po i dëmshpërblen. Sipas banorëve protestues të Obotit, shuma e parave me të cilat po dëmshpërblehen është qesharake dhe një tregues i qartë se qeveria po tallet me ta, ndërkohë që vazhdon dhe i mbyt në ujë. Banorët e Obotit janë shprehur të irrituar ndaj qeverisë, pasi asnjë prej ankesave dhe kërkesave të tyre për rishikim të vlerësimeve dhe nxjerrjen reale të tyre, nuk është marrë parasysh. Ndërkohë ata kanë kërkuar që qeveria të marrë masa urgjente për një vlerësim të dytë të dëmeve që u shkaktuan gjatë përmbytjes së parë të muajit janar, të bëhet vlerësimi për përmbytjen e dytë të muajit shkurt të këtij viti, si dhe të nisë menjëherë verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytja e tretë e këtyre ditëve. Në rast se nga qeveria nuk do ketë asnjë reagim serioz, atëherë protesta do të përshkallëzohet deri në bllokimin e rrugës nacionale tepër të rëndësishme Shkodër -Muriqan, shprehen banorët e fshatit Obot, njërit prej më të përmbyturve nga vërshimet e ujit gjatë këtij fillim viti dhe në ditët e fundit. Njëkohësisht banorët e Obotit janë shprehur se përmbytja e tretë është e pafalshme për qeverinë dhe nuk ka më asnjë justifikim. “Gjatë përmbytjeve të para u deklarua se i kishin fajet reshjet e shumta, por këtë herë nuk ka pasur aq shumë reshje sa për përmbytje. Është krejt e qartë se qeveria po mban rezerva të mëdha uji për të shitur më shtrenjtë në verë, duke mos marrë në konsideratë se një ditë duhet shkarkuar ai ujë që siç u pa na përmbyti përsëri”, u shprehën plot indinjatë banorët e fshatit Obot.