E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i drogës, vjen në Tiranë prokurori i Leçes

22/04/2010 Takim me kryepolicin Burgaj

TIRANE- Sasitë e madhe të drogës së kapur së fundmi në brigjet italiane nga Prokuroria e Leçes, ka bërë që në Tiranë të vijë kryeprokurori i antimafias së kësaj zone, Kataldo Motta. Në agjendën e takimeve të këtij të fundit, mësohet se janë Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dhe Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, së bashku me kreun e Krimeve të Rënda, Olsian Çela. Qëllimi i vizitës së Mottës është thellimi i bashkëpunimit mes institucioneve që luftojnë krimin dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit, në momentin kur pala shqiptar konstaton mjete lundruese në det. Një tjetër pikë ku palët do të diskutojnë është edhe ai i ekzekutimit të disa urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Leçes, për disa shqiptarë që mendohet se kryejnë trafikimin e hashashit nga brigjet e Karaburunit në drejtim të Italisë. Bashkëpunimi i Prokurorisë shqiptare dhe asaj të Leçes, u konkretizua më së miri gjatë dy operacione të kryera në muajin shkurt, ku në operacionin e koduar “Lindja e diellit” ranë në pranga 37 shtetas midis të cilëve edhe 9 shqiptarë. Ndërkohë që operacioni i dytë erdhi pas një koordinimi të mirë me policinë shqiptare, ku në pranga ranë tre shtetas shqiptarë, u sekuestruan rreth 1115 kg lëndë narkotike dhe u bllokua një gomone.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›