Hiqet shërbimi ushtarak i detyrueshëm
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Hiqet shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Tani personat që do të veshin rrobën e ushtarit do të paguhen. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Qeverisë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se vendimi do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Kështu mësohet se ushria shqiptare do të shkojë drejt profesionalizmit.
Hiqet ushtria
Qeveria shqiptare vendosi në mbledhjen e djeshme heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Vendimi parashikon që shërbimi në ushtri të kryhet kundrejt pagesës. Kjo nënkupton që Forcat e Armatosura të mos bazohen më te rekrutimi i detyrueshëm, por tek rekrutimi me pagesë. Kryeministri deklaroi gjatë mbledhjes se vendimi është në kuadër të reformave në ushtri. “Do të shkojmë drejt ushtrisë profesionale”, - ka thënë kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë. Sipas vendimit të qeverisë, mësohet se kjo nënkupton që Forcat e Armatosura të mos bazohen më te rekrutimi i detyrueshëm, por tek rekrutimi me pagesë.
Vendimi i qeverisë
Propozimi i projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin Nr. 9047” datë 10.07. 2003” “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë të ndryshuar”. Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave. Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9047, datë 10.7.2003, “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ushtria
Personat që kanë nisur ushtrinë do ta përfundojnë atë sipas rregullave me të cilat e kanë nisur shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Deri tani çdo djalë nga mosha 18 vjeç deri në moshën 27 vjeç ishte i detyruar të kryente ushtrinë. Ligji kishte parashikuar dhe rastin kur një person nuk donte të kryente ushtrinë mund të derdhte një shumë prej 300 mijë lekësh. Ndërkohë djemtë që kishin përfunduar një universitet nuk ishin të detyruar të kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008