E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Ruzhdies reagojnë ndaj etiketimeve mbi emrin

Banorët arsimdashës të Ruzhdies reagojnë ndaj etiketimeve mbi emrin e fshatit të tyre që sipas turqishtes së vjetër do të thotë shkollë.
E vërteta mbi këtë komunë prej 3 mijë banorësh dhe 300 familjesh në katër fshatrat Gjinoqar, Drenije, Siqecë dhe Kasnicë është se përgjatë diktaturës kanë vuajtur në afro 50 për qind të tyre nga internimet, pushkatimet dhe ndalesat e kryerjes së arsimit të mesëm dhe të lartë.
Banorët e fshatit më të përfolur nga politika e ditës thonë se incidenti i paradites së 8 marsit nuk është një tregues i vërtetë i komunikimit dhe harmonisë me njëri tjetrin. Madje dy kushërinj të socialistit të dhunuar Isufit, bashkshortët Nexhip dhe Fize Kamberaj tregojnë harmoninë mes njërit tjetrin edhe gjatë përndjekjes komuniste.
Treva e Ruzhdijes në krahinën e Mallakastrës dhe në qarkun e Fierit njihet ashtu si Lazarati mbi persekutimin e ushtruar nga diktatura prej përkrahjes së Ballit Kombëtar dhe Legalitetit gjatë luftës së dytë botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›