Banorët e Shkozetit bllokojnë sërish rrugën, ndërhyn policia
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe banorëve të zonës së Shkozetit bllokuar sërish rrugën e në shenjë protestë për gjendjen e saj. Punimet për ndërtimin e kësaj rruge dhe by- pas- it nisen në qershor të vitit të kaluar dhe janë parashikuar të kryhen në 660 ditë kalendarike.
E ndërsa viti i parë i punimeve po afron, gjendja në rruge paraqitet akoma dhe më e rënduar. Asnjë punim nuk është kryer. Forca të shumta policie ndërhynë për zhbllokimin e rrugës. Protesta shkaktoi trafik në kryqëzimin e disa rrugëve të rrethrrotullimi, po dhe vetë pasagjerët e autobuzave urbane dhe drejtuesit e automjeteve u solidarizuan me protestuesit. 12,8 milion euro është investimi për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor qe ka paralizuar jetën e biznesit dhe te banoreve te kësaj zone te Durrësit e cila është investuar nga Fondi Kuvajtian për Zhvillimin dhe Qeveria shqiptare.
Last Updated on E Hene, 05 Prill 2010 19:15