Zajmi: Autoritetet nuk kanë zbatuar ligjin për shfrytëzimin e fëmijëve
po interpretohet nga autoritetet zbatuese. Sipas saj është iniciuar një ndryshim në kodin penal për 2008, i cili dënon përdorimin e fëmijëve duke përfshirë këtu dhe kujdestarët ligjorë, në qoftë se janë ata që i mbështetin apo që i detyrojnë fëmijët. Pavarësisht operacioneve që ka kryer policia e shtetit, sidomos në Tiranë apo disa rrethe të tjera të mëdha, për fat të keq nuk kemi asnjë vepër penale të ndjekur nga prokuroria apo të dënuar nga gjykata për shfrytëzim të fëmijëve për lypje. Sipas konventave të ILO-s, është që fakti që fëmija kryen një punë në një moshë të palejuar për punë dhe që kjo 'punë', përveçse është në të zezë por është në dëm të shëndetit të tij, të mirërritjes së tij. Detyrimisht quhet punë e detyruar. Së treti, nuk merret parasysh mendimi i fëmijës kur ai nuk ka pjekurinë për të shprehur mendim që unë e bëjë këtë me dëshirën time apo e bëj i detyruar. Mesa duket për praktikën shqiptare duhet akoma kohë", thotë Iva Zajmi. Sipas saj, Konventa ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve ndalon punën e detyruar për ta. Kategoria më e prekur e fëmijëve që bëjnë punë të detyruar në rrugë nga familjarë apo kujdestar i përkasin komunitetit rom, dhe për faktin se një pjesë e tyre janë ende të paregjistruar në zyrat e gjendjes civile. Zajmi thotë se krahas zbatimit të ligjit duhet detyrimisht të krijon dhe qendra sociale të afta për rehabilitimin e këtyre fëmijëve
Last Updated on E Hene, 05 Prill 2010 19:17