E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Beratit dhe Fierit protestojnë për ndotjen

Ndotja e mjedisit dhe gjendja e rrugës kombëtare Fier-Berat ka nxitur banorët e zonës së Zharrës në Fier të protestojnë. Mesditën e së hënës ata janë mbledhur për të kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për këto probleme evidente në këtë zonë.

Banorët kishin formalizuar kërkesat e tyre edhe në një peticion. Banorët bllokuan për rreth 30 minuta rrugën nacionale Fier Berat ndërsa 15 ditë është afati për të cilin ata kanë paralajmëruar se në rast se nuk do të ndërhyhet do të ketë përshkallëzim protestash. Rruga në të cilën cdo ditë kalojnë qindra automjete është në gjendje të mjerueshme ndërsa pluhuri shkakton ndotje të mëdha. Por sipas banorëve shkaqet e ndotjes që po ndikojnë edhe në shëndetin e tyre janë të ndryshme dhe për këtë, ata kërkojnë marrjen e masave.

Last Updated on E Hene, 05 Prill 2010 19:18

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›