E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Elbasanit e Korçës që marrin lejen e legalizimit



Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së djeshme vendimin për kalimin e pronësisë të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale. Vendimi i qeverisë ligjëron 3617 parcela të objekteve informale. Objektet informale të trajtuara në këtë vendim janë ngritur pjesërisht në troje, pronë shtetërore dhe pjesërisht në territore të papërfshirë në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Gjithashtu një tjetër kategori pasurish që trajtohen në këtë vendim janë shtesat anësore informale në ndërtimet me leje. Në bazë të vendimit në qarkun e Tiranës ligjërohen 1925 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 669 294,18 m². Në e qarkun Durrësit ligjërohen 760 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 268 505,66 m².
Në qarkun e Shkodrës ligjërohen 118 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 23 817,44 m². Në qarkun e Lezhës ligjërohen 41 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 15 653,62 m². Në qarkun e Beratit ligjërohen 43 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 14 305,70 m². Në qarkun e Fierit ligjërohen 400 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 100 190,65 m². Në qarkun e Korçës ligjërohen 18 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 630,45 m². Në qarkun e Elbasanit ligjërohen 178 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 35 606, 90 m². Në qarkun e Gjirokastrës ligjërohen 10 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 468,40 m². Në qarkun e Vlorës ligjërohen 111 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 44 204,90 m².
Në qarkun e Kukësit ligjërohen 13 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 492,72 m².

8 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›