Banorët e ish-Kënetës në Durrës, Bathores dhe Bregut të Lumit që përfitojnë lejen e legalizimit
“Albania” boton të plotë listën e banorëve të zonës së ish-Kënetës në Durrës. Në listë, banorët e Bathores, Bregut të Lumit si dhe 80 pronarët që përfitojnë kompensim
Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit ka përfunduar dosjet e banorëve të disa zonave informale në të gjithë vendin. Gazeta “Albania” boton në numrin e sotëm listat me emrat e banorëve të zonës së ish-Kënetës në Durrës, emrat e banorëve të zonës së Bregut të Lumit në Tiranë dhe emrat e banorëve të zonës së Bathores. Për këta banorë është përfunduar dokumentacioni tekniko-ligjor, është kryer verifikimi i dokumentacionit dhe verifikimi në terren i objektit pa leje dhe dosja ka shkuar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas nëndrejtorit të Agjencisë së Legalizimeve, Ferdinand Shehu, shumica e këtyre banorëve kanë paguar faturën financiare për truallin e zënë dhe brenda një muaji pritet të pajisen me lejen e legalizimit. Në numrin e ardhshëm, gazeta do të botojë emrat e banorëve të tjerë që kanë ndërtuar pa leje në zonën e Bathores dhe në qytetin e Vlorës, Fierit e Kukësit. Banorët, të cilët nuk kanë paguar faturën financiare, duhet të paguajnë në bazë të sipërfaqes dhe çmimeve që janë parashikuar në ligjin e legalizimeve. Për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha, çmimi për një sipërfaqe deri në 100 m2 është 100 mijë lekë të rinj, për sipërfaqe deri në 200 m2 çmimi është 150 mijë lekë të rinj, për sipërfaqe deri në 300 m2 çmimi është 200 mijë lekë të rinj, për sipërfaqe deri në 400 m2 çmimi është 300 mijë lekë të rinj dhe për sipërfaqe deri në 500 m2 pagesa është 400 mijë lekë të rinj. Ndërsa për parcelat ndërtimore që ndodhen brenda vijave të verdha, banorët do të paguajnë për sipërfaqe deri në 100 m2 , 200 mijë lekë të rinj, për sipërfaqe deri në 200 m2, 300 mijë lekë të rinj, për sipërfaqe deri në 300 m2 , 400 mijë lekë të rinj dhe për sipërfaqe deri në 300 m2 banorët do të paguajnë sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë. Përveç pagesës për truallin e zënë nga ndërtimi informal, banorët do të paguajnë dhe tarifën e shërbimit për të gjithë dokumentacionin që përgatitet nga ALUIZNI. Tarifa e shërbimit do të kushtojë 4 mijë lekë dhe kjo vlerë është e pandryshueshme pavarësisht sipërfaqes së ndërtimit, numrit të kateve apo destinacionit të përdorimit të objektit informal. Në numrin e sotëm kemi botuar edhe emrat e 80 pronarëve, të cilët do të përfitojnë kompensim për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje.
21 Nentor 2008