E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e maskuar luajnë

19/02/10 20:40

Në shtëpinë e re banorët merren me lyerjen e guaskave për provën e javës. Në shtëpinë e vjetër Klodi hesh një ide për të luajtur. Ai u thotë banorëve të tjerë që të bëjnë një lojë ku të iprovizojnë një ceremoni martese sipas mënyrës së tyre. Ceremonia do të bëhet sipas mënyrës arabe. Kështu Bledi do të jetë dhëndëri ndërsa nusja do të jetë Graciela. Hakiu do të jetë babai dhe të tjerët do të kenë role të tjera si krushqit motra apo vëllai. Pasi ndajnë mendimet, banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të vishen si arabë duke përdorur çarçafët, peshqirët e gjithçka tjetër. Ata mbulojnë kokën dhe fillojnë të vizatojnë mustaqe e mjekër me lapsat që vajzat përdorin për makjazh. Pas një kohe të gjatë duke u veshur në dhomën e gjumit, banorët dalin në oborr dhe thërrasin edhe banorët e shtëpisë së re që të shohin ceremoninë e martesës. Ndër të tjera banorët bëjnë sikur flasin në gjuhën arabe. Kështu Valoni, Bledi dhe Bertina janë Krushqit që shkojnë për të marrë nusen. Ata hyjnë në shtëpi ku improvizojnë edhe qerasjen. Pas disa minutash del nusja (Graciela) dhe Hakiu, (babai i saj) e puth në ball dhe përshëndetet me krushqit të cilëvë tashme ua ka dhënë vajzën. Kështu ata e marrin nusen dhe pas një kërcimi çohet kërcen edhe nusja. E gjithë kjo situatë shoqërohet me të qeshura nga banorët. Ndërsa banorët e shtëpisë së re janë ulur në karrike dhe komentojnë ceremoninë e marteses duke e parë pasi dera e shtëpisë është lënë hapur me këtë qëllim. Më pas banorët dalin në oborr dhe vazhdojnë të kërcejnë duke improvizuar festën e fisit pas largimit të nuses. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›