E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi dhe Rezi debatojnë

19/02/10 21:10

Gjatë ceremonisë së martesës Erjoni merr Rezartën dhe afrohet te gardhi dhe në formën e lojës i thotë Edit kjo është motra ime dhe Rezit ky është miku im i ngushtë nga Amerika pasi Erjoni gjatë dasmës ishte në rolin e vëllait të nuses që ka qenë në Amerikë. Pas një shakaje Erjoni largohet dhe Edi me Rezin qëndrojnë vetëm. Edi i thotë Rezartës se ajo nuk ia kishte varur edhe pas tri herësh që ai e kishte thirrur. Rezarta i thotë se ishte duke biseduar me vajzat dhe më pas kishte dalë po nuk e kishte parë. Ajo i thotë se ndjehet në faj se nuk do që Edi mund të mërzitet apo të lëndohet. Edi i thotë se ai po rri me kanatjere në të ftohtë për të biseduar me të. Vajza i kërkon falje, por Edi i thotë se ai nuk erdhi që ajo ti kërkonte të falur. Ai thekson se ka vendosur që të tërhiqet nga kjo histori. Në këtë moment Rezarta i ka thënë se ai ka vendosur vetë ti hyjë kësaj historie pasi ajo i ka thënë se ka ardhur në BB për të luajtur, jo për tu lidhur me dikë. Ajo i thotë se ai është i lëkundur në besimin që ka ndaj saj dhe Edi i shpjegon se kjo vjen nga fakti se banorët e shtëpisë së vjetër fillojnë të ngacmojnë Edin duke i thënë Rezi feti me këtë apo me atë. Kështu të dy debatojnë në një farë mënyre dhe Rezarta i thotë që ajo do që të ketë lirinë e saj dhe i kërkon Edit që ti zgjidhë problemet meveten. Edi i jep të drejtë vajzës dhe i kërkon falje. Pas disa minutash të dy përqafohen dhe largohen. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›