Fagu:Përfitimi i parë i Shqipërisë në NATO,siguria

Përfitimi më i pare i Shqipërise në NATO është siguria. Kështu Agim Fagu nga drejtoria për NATO-n në ministrinë e Jashtme ka shpjeguar pasojat që do të ketë Shqipëria pas samitit të Strasburgut ku do të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Antlantikut të Veriut. Gjatë një ore leksioni Fagu ka shpjeguar të gjithe rrugën e gjatë të Shqiperisë , nga anëtarësimi në Traktatin e Varshavës e deri në ditët e sotme për të krijuar një panoramë të plotë të rëndësisë së Samitit të prillit kur mbushen edhe 60 vjet nga krijimi i NATO-s. Në 4 prill në Samitin e NATO-s në Strasburg, Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota e aleancës më të fuqishme politiko -ushtarake.