Banorët, ende të tronditur pas lojës së 1 prillit
Momentet e vështira të lojës që u bë me banorët me rastin e 1 prillit, ditës së gënjeshtrave, megjithëse kanë kaluar, ata ende nuk janë qetësuar. Ndaj ndodh që herë pas here të përqafohen me njëri-tjetrin dhe ende janë të emocionuar. Për të harruar disi momentet e ankthit që kaluan, banorët kanë filluar të kërcejnë e të këndojnë. Ervisi tregon se ende ka emocione dhe se këta janë dy persona që vërtet i do fort. Banorët bëjnë shaka me njëri-tjetrin, duke shtuar edhe faktin se Poli me Julindën janë të vetmit persona që nuk kanë thyer rregullat. Romina bën shaka sikur do dalë dhe merr valixhen, Olsi i cili e vijon shakanë u thotë të tjerëve t‘i japin dorën meqë Romina do dalë. Romina pranon se ishte lojë e saj. Ajo pyet Olsin se çfarë do mendonte ai nëse Romina do dilte, ai i përgjigjet që mund t‘i ketë ardhur në majë të hundës, ose t‘u tregonte të tjerëve që meqë duan të të nxjerrin po del vetë. Ato flasin edhe për hipokrizinë e banorëve në shtëpi.
Ndërkohë, banorët nxjerrin rrobat nga valixhet për t‘i risistemuar nëpër vendet e veta. Shkëlqimi është nxehur me të gjithë, sepse duhet të bashkëpunojnë të gjithë që të kujdesen për pastërtinë e shtëpisë. Ai thotë se mungon vullneti i mirë për të bërë punë, e më pas vijon me rregullat e shtëpisë. Ky ishte një mesazh i qartë për të gjithë nga ana e "Big Brother", shton Najada. Ilda thotë se tashmë ia kupton vlerën imunitetit. Ndërkohë, tani Olsi dhe Shkëlqimi janë ulur në kuzhinë dhe bisedojnë, Shkëlqimi pranon se e besoi si të vërtetë lojën që u bëri "Big Brother" banorëve. Më pas banorët hyjnë në shtëpi nga ku marrin vesh se përzgjedhja e dy emrave ishte e rastësishme. Në shtëpi ka filluar muzika dhe banorët kanë hapur shishet e verës për të festuar. Shkëlqimi thotë që ky është një rast për të zbatuar rregulloren. Ndërsa Arbri ka propozuar një dolli për të kandiduarit, muzika ka filluar dhe në shtëpinë e "Big Brother" mbizotëron gëzimi dhe hareja.
Loja e shishes i jep mundësinë Besartës, të thotë se kush është personi që adhuron më shumë brenda B.B, që për të është Çimi, pasi i kujton një figurë prindërore dhe gjykimi i tij i duket i pjekur.
Juli e pyet Rominën, nëse ajo po kërkonte të ishte në qendër të vëmendjes me aktin e saj të ‘vetësakrifikimit‘ për të dalë në vend të saj ose Polit nga shtëpia. Ajo i përgjigjet se veproi në nerva e sipër për të ikur, por u kthye për të kuptuar se çfarë ndien të tjerët për këtë akt. Ajo donte të kuptonte nëse të tjerët e kanë vlerësuar Romin si një person që ia vlen të qëndrojë brenda shtëpisë. Romina thotë që veprimi i saj ishte test, duke ia konfirmuar Julit se nuk ishte akt vetësakrifikimi.
Ervisi kërkon të ndërhyjë, duke thyer rregullat e lojës së shishes, duke pyetur Romin pa e pasur radhën. Romina i përgjigjet, sepse Ervisi ngulmon ta pyesë dhe ta vërë në faj Rominën. Visi i thotë Romit se asnjë nga banorët s‘i ka bërë lojë ose test asaj, por Romina i kujton lojën që i kanë bërë asaj të gjithë banorët e tjerë.
Ervisi del në konkluzionet e veta të pandryshuara për Rominën, por ajo ia kthen thjesht që ai s‘e kupton atë.
Titit, që i bie radha të përgjigjet, thotë se herën e dytë nuk e kupton pse e kanë nominuar, megjithatë ai nuk ndikohet nga kjo në sjelljen brenda shtëpisë.
Ilda mërzitet shpejt nga kjo lojë, që banorët e përdorin për të pyetur disa herë, duke u humbur kohë të gjithëve. Ajo u thotë të tjerëve që loja vlen vetëm nëse është e shpejtë.
Ola u thotë të tjerëve se pyetjet gjithashtu duhet të jenë më pikante.
Julinda pyetet se cilat janë cilësitë e saj më të mira brenda shtëpisë dhe ajo përgjigjet që janë toleranca e saj dhe vitaliteti.