Nardi: "Visit nuk ia fal, më ka zhgënjyer"
Nardi, prej disa ditësh nuk je më banor i shtëpisë së madhe të "Big Brother", si ndihesh?
Shumë i emocionuar. E kam të vështirë të përballoj emocionet, që më sjellin pëshpëritjet e njerëzve për Nardin jashtë shtëpisë. Emocionet jashtë, janë edhe më të forta se jetesa brenda "Big Brother". Ndiej ndryshimin, që kjo eksperiencë ka sjellë në jetën time. Ndoshta kjo gjendje mund të jetë momentale.
Çfarë të mungon nga shtëpia?
Më mungojnë njerëzit me të cilët unë isha shumë i lidhur aty brenda dhe që më respektonin. Më mungon edhe shtëpia, që ishte fantastike.
Pse mendon se publiku të ka zgjedhur pikërisht ty për të dalë nga shtëpia e "Big Brother", mes të tjerë të nominuarve?
E kam thënë edhe më parë se ka ndikuar mosaktivizimi im në shtëpi. Nuk kam mundur të jap 100% të Nardit. Mendoj se kanë qenë rrethanat ato që kanë ndikuar që unë të mos shpalos komplet vetveten. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të njerëzve në shtëpi, të cilët nuk të kuptojnë dhe ti detyrohesh që të mos shfaqësh atë pjesë, e cila nuk mund të kuptohet dhe të pranohet nga të gjithë.
Si i sheh nga jashtë banorët e "Big Brother"?
Njësoj si edhe brenda, mendoj po të njëjtat gjëra për ta. Me personat që nuk kam pasur marrëdhënie edhe brenda e them sërish me bindje se kanë qenë të shtirur dhe vazhdojnë të mbeten të tillë.
Si do të vazhdojnë marrëdhëniet e tua me banorët e shtëpisë së "Big Brother", jashtë saj?
Do të mbaj një lidhje të ngushtë me të gjithë ata që më kanë respektuar. Nuk mund t‘ia fal vetëm një personi aty brenda, të cilin e kam konsideruar shok, por më ka zhgënjyer. Do ta falja edhe nëse do të më kishte nominuar, por nuk mund të sillem njësoj kur dëgjoj se Visi në momentet kur unë nuk jam ndier mirë, ka folur keq për mua.
Kjo do të thotë se shoqëria jote me Visin merr fund?
Pa diskutim po, nuk do të mund të pi as një kafe më me të. Ai është shtirur me mua aty brenda.
Je shprehur se ke pasur një ndjenjë të veçantë për Besartën, së cilës edhe ia ke shprehur këtë ndjenjë. Kur ajo të jetë jashtë shtëpisë, a do të tentojë Nardi përsëri, t‘i shprehë dashurinë asaj?
Patjetër që po, nuk mund të heq dorë. Mendoj se efekti i kamerave mund ta ketë ngurtësuar Besartën, ndaj do të provoj jashtë, për të kuptuar me të vërtetë ndjenjën e saj për mua.
A ke shpresë se një shkëndijë dashurie mund të ndizet mes jush?
Shumë pak. 30% mendoj se mes nesh mund të lindë diçka, dyshimet më të mëdha janë për jo.
Pse kaq pak shpresë?
Nuk e di... Ndoshta ngaqë kam parë reagimet e saj brenda shtëpisë, sjelljen, tipin. Megjithatë, kjo shpresë e vogël, nuk më bën të humb guximin dhe të dorëzohem, për t‘i shprehur Besartës ndjenjën time për të.
Si do të vazhdojë jeta jote tani?
Normalitet. Për çështjen e punës ende nuk jam ambientuar. Më kanë ardhur ofertat e para, brenda zanatit tim, por ende nuk jam gati. Jam akoma duke jetuar emocionin e fortë të jetës brenda shtëpisë dhe këtë ma përforcojnë reagimet e njerëzve jashtë.
Pas daljes nga shtëpia, nuk ka ndryshuar asgjë në jetën tënde private?
Jo, është ëndë shpejt. Deri tani nuk i kam marrë mendjen asnjë femre jashtë.
Efekti i "Big Brother" në jetën tënde?
Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme, një ngjarje e madhe, e cila nuk të ndodhë më në jetë. Siç edhe e thashë, emocionet brenda shtëpisë, bëhen më të mëdha jashtë, me komentet e njerëzve për atë që ka jetuar aty brenda, me përkrahjen e publikut, me fjalët e ngrohta që ai të përcjell në rrugë. Kjo patjetër që të bën të ndihesh ndryshe. E ndiej se jeta ime ka ndryshuar për mirë. Për momentin nuk di dhe nuk mund të bëj me ato që Nardi ka bërë përpara se të futej në shtëpinë e "Big Brother". Këtë efekt nuk ma kanë dhënë vetëm opinionet e njerëzve, por komplet kjo eksperiencë e paharrueshme.
Nëse do të jepej edhe njëherë mundësia të futeshe në shtëpinë e "Big Brother", çfarë do të ndryshoje?
Nuk do të ndryshoja absolutisht asgjë. Do të isha po ai Nardi, që ka qenë disa ditë më parë brenda shtëpisë së "Big Brother".