"TOP FEST 5" bën gjysmën e rrugës
Pas 2 muajsh performancash, prurjesh, e larmish muzikore, "Top Fest" mbyll suksesshëm edhe këtë vit fazën e konkurrimit. Më shumë se 200 artistë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia apo diaspora, u ngjitën në skenën e festivalit të muzikës moderne, duke shënuar kështu një rekord për sa i përket numrit të madh të pjesëmarrësve. "Top Fest 5", është edicioni që mirëpriti më shumë këngëtarë apo grupe muzikore. Asnjëherë më parë programi i festivalit nuk ka qenë kaq i ngjeshur e ku mesatarisht çdo ditë janë prezantuar mbi 8 apo 9 garues. Ky fakt tregon qartë popullaritetin gjithnjë e në rritje të programit muzikor, i cili prej pesë vitesh është shndërruar në promotorin më të rëndësishëm të krijimtarisë moderne në vendin tonë. Skena e këtij festivali gjeneron çdo vit qindra produksione, që falë promovimit dinjitoz e rigorozisht përzgjedhës nga profesionistë, kthehen në hitet e momentit. Qëllimi i vërtetë i këtij festivali është pikërisht ky, të sigurojë një lançim të standardeve të larta, për rryma të larmishme muzikore, që për vite të tëra kanë qenë tërësisht të patuteluara.
Në respekt të 2 ngjarjeve tragjike që tronditën opinionin publik gjatë këtij muaji, programi u reduktua me 2 ditë. Për këtë arsye, duke mbajtur parasysh edhe prurjet e mëdha, organizatorët e evenimentit e shtynë konkurrimin deri në datën 1 prill, ndërkohë që parashikohej që kjo fazë të mbyllej ditën e enjte, pra në datën 27 mars. Gjatë 10 ditëve të fundit, në kalendarin e "Top Fest" u shpalosën më shumë se 50 këngë, nga artistë të rinj e të afirmuar të skenës muzikore. Vetëm në dy ditët shtesë konkurruan plot 33 artistë, duke kaluar kështu të gjitha perspektivat. Java që lamë pas u dominua kryesisht nga protagonistët e të ashtuquajturit, spektakli i talenteve,
"Ethet". Pasi afirmuan aftësitë vokale me një repertor të famshëm botëror e shqiptar, tashmë bëjnë një hap më tej, duke konkurruar sërish, por me një produksion të përgatitur posaçërisht për ta.
Ish-etheistët që u ngjitën në skenë gjatë dhjetë ditëve të fundit ishin: Himena Ymeri, Dorina Xërxa, Evin Thana, Dorina Garuci Xhensila e Rezarta Smaja, Marjeta Billo, Simona Karafili e natyrisht fituesja, Kejsi Tola. Himena, vajza trupvogël po me vokalin e fuqishëm që e kualifikoi në 5 më të mirët e "Etheve", u prezantua me një baladë dashurie të titulluar "Për ty jetoj" kompozuar nga ish-profesori i saj, Alfred Kaçinari. Edhe pse tashmë e konsoliduar si këngëtare e muzikës së lehtë, Himena na rrëfeu se idhulli që e ka frymëzuar për ëndrrën e saj drejt suksesit është sopranoja Inva Mula. Me një kompozim të Alban Malajt, që flet mbi dashurinë e madhe për muzikën u prezantua në evenimentin muzikor, Evin Thana. Evini na tregoi se sfida më e madhe e eksperiencës aktuale, është performimi me superpozim, pasi shprehet se interpreton me shpirt vetëm kur këndon live. Ndërkohë, nuk ka dalë as këtë herë jashtë temperamentit të saj kosovarja Dorina Xërxa. Dashurinë e saj për rokun nuk e ka mohuar në asnjë rast, kështu nuk kishte se si të mos ndihej rehat në pjesëmarrjen e parë në "Top Fest", ku u prezantua me një produksion të Bojken Lakos, quajtur "Jam e lirë".
Nuk mungoi as në edicionin e këtij viti të "Top Fest", ajo që shpesh ka siguruar pëlqimin e audiencës jo aq shumë për vetë këngën sesa për pamjen e lukun e saj ekstravagant. Por edhe pse me një imazh afërsisht të njëjtë, me një fustan xixëllues që lakonte format e saj, tashmë disi më të bollshme, Çiljeta vendos të prezantohet ndryshe. Këngëtarja lë pas ritmet apo mesazhe provokuese të tilla si "Do do ti do", për të shpalosur kështu një baladë, që ashtu si e quan ajo, është gati hyjnore, për t‘i kënduar një tragjedie. E pyetur mbi këtë ndryshim të papritur të rrymës muzikore, Çiljeta shprehet se një gjë e tillë ndodhi thjesht sepse i kishte pëlqyer pjesa dhe mendoi menjëherë ta prezantonte në këtë festival.
Soni është padyshim një ndër personazhet më të spikatura të "Top Fest". Artistja e cila ka marrë pjesë pothuaj në të gjitha edicionet e evenimentit muzikor gjithnjë është prezantuar mirë, duke siguruar edhe çmime të tilla si, "Artistja më e mirë femër", apo "Kënga më e mirë", me baladën " Ndarja‘. Por tashmë këngëtarja vjen më energjike se kurrë, duke braktisur tingujt dramatikë, për të shpalosur të gjithë energjinë e mundshme me një këngë ritmike. Mes hip-hopistave që konkurruan në ditët e fundit të programit, ishin: Eliminimi, protagonist besnik i "Top Fest", Ron Krz nga Kosova, Krimineli, "Dr Trendy, Tani etj.
Ndërkohë, nota humori solli performanca e Juli Ndocit, artistja tjetër e familjes shkodrane, Ndoci. Me një stil arabesk, me veshje frymëzuar nga kostumi popullor, duke ironizuar fjalët e huaja turke, të cilat janë pjesë e pandashme e fjalorit të përditshëm shqiptar, motra çapkëne e Frederik Ndocit prezantoi këngën ‘Hallalli‘. Përfaqësim të denjë bënë edhe në këtë edicion Kamela e Gent Bushpepaj, personazhe familjarë të emisionit që shoqëron shqiptarët çdo mbrëmje, "Top Show". Të tjerë artistë që konkurruan gjatë ditëve të fundit ishin, Jorida, një tjetër emër besnik i evenimentit, Angel, Mira Jani, grup metal
"Time Loaded", Erisa Hoxha, Luari, "Emty Project", Ervin Bushati, Valmira Katana etj.
Plot 259 artistë prezantuan krijimet në "Top Fest 5", eveniment i cili si çdo vit zgjati 2 muaj. Bojken Lako, regjisor prej 5 vitesh i programit muzikor tregoi për gazetën "Shqip", se faza e prezantimit të këngëve është e zgjatur për t‘u lënë kohën e duhur të gjithë artistëve të shprehen sa më mirë, por edhe për t‘i dhënë mundësinë audiencës që duke u përballur me këngëtarë, të kuptojnë se si ka ecur muzika. Ndërkohë që faza e prezantimit përfundoi, Lako pohon se tashmë do të nisë një tjetër, më pak zyrtare, ajo e riprezantimit të këngëve, në "Top Channel", kanalin "My Music" në platformën "DigitAlb", "Top Albania Radio", dhe "Radio ime". Kjo fazë është ajo që paraprin natën finale të evenimentit, e cila do të mbahet në datën 4 maj në Pallatin e Kongreseve. Bojkeni nuk harron të përsërisë pjesëmarrjen e madhe të këtij viti, e cila sipas tij nuk ka qenë vetëm sasiore, por edhe shumë cilësore.
"Si muzikant duhet të pranoj se prurjet kanë qenë shumë cilësore, e po aq moderne sa në vendet perëndimore, ku tregu muzikor është shumë i zhvilluar", tha Lako.
Në edicionin e 5 të "Top Fest" morën pjesë dhjetëra emra të njohur të muzikës moderne shqiptare, mes të cilëve, Soni, Big Mama, Çiljeta, Adrian Gaxha, Stine, grupi "Kthjellu", Supernova, Besa Kokëdhima, Monika Salihu, Arjela Krasniqi etj. Për t‘u vlerësuar kanë qenë edhe hyrjet e reja, këngët e shumë prej të cilëve premtojnë të kthehen në hite. Për t‘u përmendur është pjesëmarrja e ndjeshme e protagonistëve të programeve të ashtuquajtura talent-show, të cilët pasi afirmuan talentin përmes tyre, konkurruan suksesshëm me një produksion të vetin.
Kështu u mbyll faza konkurruese, në vitin e 5-të, të "Top Fest". Takimi i ardhshëm do të jetë në datën 4 maj, kur përveç se do të përcillen disa prej këngëve më të mira të këtij edicioni, do të dhurohen edhe trofe në shumë kategori, si "Best Female", "Best Song", "Best Pop and Rock", "Best Alternative" etj. Këtë vit ndryshe nga edicionet paraardhëse çmimi i madh prej 10 mijë eurosh, nuk do të jetë vetëm në dorë të teleshikuesve, por do të gjykohet edhe nga një juri profesionistësh.
Netson për "Top Fest": Është magjik
Netson (alias Edison Abazi), është ndër ata interpretues të rinj të "Top Fest" me jo pak gjurmë. Prezantimi i parë i tij para 3 vjetësh në këtë eveniment të madh të muzikës moderne shqiptare, thënë ndryshe, më prestigjiozi në të gjithë hapësirën shqipfolëse, rajonale apo në diasporë, edhe sot e kësaj dite vijon të jetë hit. "Çika bom...", e interpretuar prej tij me në krah Ingrid Jushin vështirë se harrohet, duke qenë prej atyre hiteve tipike të promovuara në "Top Fest" dhe që përbëjnë fondin e artë të muzikës moderne që nga edicioni i parë i këtij eventi. Netson që lëvron Pop R&B, u prezantua këtë edicion me hitin "Mos u bo pis". Ai u ringjit në skenën e "Top Fest" pas tre vjetësh me një performancë të rrallë e mjaft dinamike e për këtë, pretendon të fitojë çmimin "Best performance". Netson është njëherësh ndër xhonglerët më aktivë të cirkut të Tiranës, profesion të cilin e sheh të lidhur fort me muzikën, duke e shndërruar atë ndër të rinjtë më të kërkuar të lokaleve të natës në Tiranë, pikërisht për performancat e tij spektakolare. Por për përfaqësimin në "Top Fest", preferon të flasë më shumë. Vlerëson shumë këtë event të madh muzikor, sidomos për shansin që u jep të rinjve për t‘u afirmuar me talentin e tyre në interpretimet muzikore. Vlerëson "Top Fest" dhe për larminë e rrymave muzikore që përmbledh, duke u bërë promovuesja e muzikës më të fundit që lëvrohet në hapësirat shqiptare.