Gjinushi: Anetare te LSI, bashkohuni me ne, mos beni lojen e antimitingjeve
Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, u beri dje thirrje anetareve te Levizjes Socialiste per Integrim, t'i bashkohen opozites. Nepermjet nje deklarate per mediat lideri i PSD komentoi zhvillimet me te fundit politike si edhe drejtoi thirrjen qytetareve per t'iu bashkuar mitingut ne sheshin "Skenderbej", ne oren 18:00. "Vetem populli ne proteste, vetem populli me voten e tij, mund te largoje kete qeveri te uzurpuar nga Berisha, e cila pasi mashtroi, vodhi, vrau dhe po e perdhunon kete popull per 4 vjet", apeloi Gjinushi. "Ne bejme thirrje te jene te gjithe tek sheshi "Skenderbej" me opoziten, e jo ne antimitingun e PD qe tenton te zhvilloje Berisha, e qe i ka pasur qejf qe ne '92. Populli duhet t'i bashkohet mitingjeve dhe jo antimitingjeve", drejtoi thirrjen per t'iu bashkuar protestes se organizuar nga PS, anetareve te LSI, Skender Gjinushi. PSD vlereson se "LSI vazhdon te njejten loje si ne '05 e ne '09, ajo kerkon shkaterrimin e te majtes dhe fitoren e Sali Berishes". Duke komentuar deklaraten e kryeministrit Berisha, se pas zgjedhjeve mund te beje koalicion me LSI-ne, lideri i PSD i konsideroi si nje diversion te paster te kreut te PD-se. "E konsideroj nje diversion te paster te tij, sepse kjo denoncon edhe njehere demagogjine e tij qe erdhi ne pushtet per te shkulur korrupsionin e te majtes, erdhi ne pushtet per te shkulur klanet e Zemunit, por ne fakt jo qe s'shkuli klanin e Zemunit, por nguli klane te tjera te Delijorgjit dhe Fazllicit", komentoi Gjinushi. "Ne kemi denoncuar me kohe, pazaret qe ben ai ne politike, imoralitetin qe ne ngritjen e kesaj qeverie, ku mandatet e majta i blen dhe i perdor djathtas", tha Gjinushi. Per te cilin, nje qeveri qe blen deputete, nje qeveri qe blen parti, patjeter qe keto nuk i ben per nje qeverisje te ndershme, "por i ben per te dhene keto realitete ne 4 vjet, pra per te mashtruar, vjedhur, per te vrare edhe per te perdhunuar, po shyqyr qe e shpetoi mikrofoni gazetaren e pafajshme". D.Dedej