E Hënë, 2 Nëntor 2026

Banorët konsumojnë ujë të ndotur

11/03/2005  Ujërat e zeza përzihen me ujin e pijshëm

DURRËS - Mungesa e impianteve për përpunimin e ujërave të zeza ka bërë që qytetarët, që banojnë në afërsi të derdhjes së këtyre ujërave, të kosumojnë ujë të përzier me fekale.

Sipas Ilir Qeses, mësohet se ujërat e zeza në të gjithë qytetin e Durrësit përfundojnë në det në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose me anë të lumenjve.

”Zona më e rrezikuar nga fekalet është zona turistike e Shkëmbit të Kavajës dhe Plazhi”, ka pohuar ai, ndërkohë që jo pak problem paraqet në këtë drejtim edhe popullata në qytet, si pasojë e amortizimit të tubacioneve të ujërave të zeza.

Sipas Qeses, këto ujëra kanë infiltruar në ujëra nëntokësore dhe rikthehen për të shërbyer si ujë konsumues në familje, të cilat vijnë për verim, me anë të puseve të hapura.

Për të vënë nën kontroll këtë situatë të njohur tashmë edhe nga të huajt, që kanë studiuar shkallën e ndotjes mjedisore në Durrës, do të duhet lëvrimi i fondeve, por zbatimi i projekteve për uljen e ndotjes do të kërkojë kohë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›