Mbeturinat spitalore, “vrasin” në Durrës
11/03/2005 Agjencia Mjedisore, jep alarmin
DURRËS - Mbeturinat spitalore janë shndërruar në një kërcënim serioz për jetën e komunitetit në qytetin bregdetar të Durrësit.
Të përziera këto me mbeturinat e tjera, si dhe hedhja pa kriter në vende të papërcaktuara, bëjnë që të shndërrohen në kërcënim për banorët, ndërkohë që nuk mungojnë rastet e sëmundjeve e infeksioneve.
Shifrat
Mbeturinat spitalore, të cilat duhen ekzekutuar para se ato të bien në kontakt me popullatën, mësohet se shkarkohen në kazanët e mbetjeve urbane dhe që andej ato hidhen në pikën e depozitimit në Porto Romano, ndërkohë që vetëm një sasi shumë e vogël e mbeturinave spitalore dhe kryesisht shiringa digjen në mjedise të veçanta në spital, por edhe këto jashtë standardeve për ekzekutimin e tyre.
Sipas statistikave të raportuara, bëhet fjalë për mëse 500 kg në ditë mbeturina spitalore, një pjesë e të cilave, si pasojë e përdorimit nga banorët e vendosur në Porto Romano, janë burim i pashmangshëm i infeksionave dhe kancereve. Në pikën e grumbullimit të mbeturinave çdo vit depozitohen në sipërfaqe dhe digjen afro 61 mijë tonë mbetje urbane, ndërkohë që 14 mijë tonë të tjera inerte hidhen në të njëjtin vend së bashku me mbeturinat e spitalit dhe ato të anijeve.
Kërcënimi
Në zonën e tejngopur nga mbetjet kimike të ish-fabrikës së Porto Romanos, si dhe të depozitimit në magazinat e Bishtit të Pallës të 850 tonë helm i lëngshëm me ndikim të drejtprdrejtë në jetën e banorëve ka shfaqur probleme nga më të ndryshmet, duke nisur nga sëmundjet e lëkurës, infeksione të rrugëve të frymëmarrjes dhe shqisave, deri tek ato të mushkërive. Mungesa e impianteve të përpunimit të tyre, djegia në natyrë, seleksionimi që i bëjnë banorët e zonës plehrave e mbetjeve për t’i tregtuar si dhe përdorimi familjarë i shisheve plastike të boshatisur nga mbushje të rrezikshme, por të padezinfektuar kanë vënë në alarm Agjencinë e Mjedisit, e cila kërkon ndërgjegjësimin e pushtetit vendor për të ndërhyrë sa më parë.
Lënia në sipërfaqe e shiringave, fashove të ndotura, aparateve të serumeve dhe garzave të llojeve të ndryshme të pavioneve të spitalit të Durrësit, kanë bërë që si pasojë e ”seleksionimit” nga banorët dhe përdorimit në disa raste të tyre, të shfaqet edhe zgjebja, e cila, megjithëse mbahet e fshehur, mësohet se ka infektuar një pjesë të mirë të popullsisë në Porto Romano dhe Kënetë.
Alarmi
Përgjegjësi i Agjencisë Rajonale, Ilir Qesja, ka paralajmëruar shkarkimin e epidemive me përmasa të paparashikuara, si pasojë e mungesës së impianteve për përpunimin e mbeturinave spitalore.
Alarmi i Qeses është dhënë në një takim të organizuar në Durrës, në prani të prezencës së OSBE-së dhe inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit.
Qesja nuk ka hezituar të deklarojë se situata është jashtë kontrolli, ndërkohë që në zonën e depozitimit të mbeturinave tashmë janë shfaqur probleme serioze në shëndetin e popullatës. Megjithëse është bërë seti i analizave për një pjesë të popullsisë, në saj të një projekti të Ministrisë së Mjedisit për të vlerësuar ndikimin e helmeve në shëndetin e banorëve, përgjigjet e tyre vazhdojnë të mbeten të papublikuara.
Përgjegjësi i Agjencisë Mjedisore në Durrës, Ilir Qesja, ka bërë të ditur se qeveria e mbretërisë së Holandës ka dhënë 1.5 milionë lekë për largimin e kimikateve nga Bisht Palla, por nuk është cilësuar se kur do të nisë transportimi i tyre dhe as vendi ku ato do të përfundojnë për t’u ekzekutuar.
500 kg në ditë
mbeturina spitalore
14 mijë tonë në vit
mbetje inerte
61 mijë tonë në vit
mbetje urbane depozitohen e digjen
850 tonë helme të lëngshme
depozituar në Porto Romano, Bisht Pallë