E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vagonët e trenit, rrezik kanceroz

11/03/2005  Kërkohet asgjësimi i 62 prej tyre

DURRËS - Vagonët e trenit, të bërë dhuratë nga Italia, janë shndërruar në kërcënim të madh për jetën e qytetarëve. Janë gjithsej 62 vagonë me azbest, të cilët duhen asgjësuar.

Agjencia Rajonale e Mjedisit në Durrës, pasi ka kundërshtuar,

sipas Qeses, futjen e vagonëve me mbulim prej azbesti, që shërben për ruajtjen e njëtrajtshme të temperaturës në vagonët e udhëtarëve, kërkon që 62 vagonat italian të asgjësohen. Sipas tij, azbesti është në mënyrë të drejtprdrejtë burim i kancerit, ndërkohë që në vendet perëndimore prej viteve azbesti është hequr nga përdorimi.

Ndërsa një fakt i tillë është bërë problematik për Ministrinë e Mjedisit, mungesa e fondeve për asgjësim, të cilat shkojnë në disa mijëra dollarë, ka bërë që këto vagonë të jenë në funksionim. Krahas vagonëve kanceroz, Qese ka lëshuar alarmin edhe për rrezikshmërinë që paraqesin traversat prej druri të importuara të përdorura. Ai ka thënë se këto traversa janë të imprenjuara me vaj krezoli pa leje mjedisore. Problemi, sipas Agjencisë Rajonale të Mjedisit, merr përmasat e një skandali, pasi në një hark kohor prej 5 viteve duhen asgjësuar afro një milion traversa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›