E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidentohet me motor shpëton 30-vjeçari

11/03/2005  ELBASAN - Ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë kur ka rrëshqitur, duke përfunduar për disa metra gjatësi nën rrotat e një automjeti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00, kur një motor, tip Jamaha, nga shpejtësia ka rrëshqitur për disa metra dhe drejtuesi i tij ka pësuar dëmtime në të gjithë trupin, duke përfunduar në spital. I dëmtuari quhet Agron Ajazi, 30 vjeç, banues në qytetin e Elbasanit. Sipas mjekëve të spitalit, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, duke patur edhe si ndihmë kaskën e motorit, e cila e ka shpëtuar nga hematomat në kokë. Burime nga policia rrugore bëjnë të ditur se gjatë ditëve të fundit në qytetin e Elbasanit janë zhvilluar kontrolle, veçanërisht për drejtuesit e motorëve, të cilët kanë marrë edhe gjoba të konsiderueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›