E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ftojnë fqinjin për të parë ndeshjen, e bëjnë për në spital

11/03/2005  Në pranga njëri prej agresorëve, në kërkim dy të tjerët

DURRËS - Ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore një 35-vjeçar, banues në Kullë të Sukthit, pas dhunës së ushtruar nga fqinjët e tij. Policia, e cila ka mundur të arrestojë njërin nga autorët e krimit dhe të shpallë në kërkim edhe së paku dy të tjerë, të akuzuar si bashkëpunëtor në ushtrimin e dhunës, ka thënë se F.Dyrmishi, babai i një fëmije, është në gjendje kritike për jetën. Ai është në gjendje koma që prej natës së enjte, si pasojë e dëmtimeve në kokë, por edhe në pjesë të tjera të trupit.

Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur në orët e mbrëmjes së mërkurë, në kohën që Dyrmishi, banor i Kullës, ishte ftuar nga një 22-vjeçar, fqinji i tij, për të parë së bashku, në një lokal të fshatit, ndeshjen Juventus-Real Madrid. Por, sipas policisë, ftesa e fqinjit, nuk ka qenë ndjekja e ndeshjes në lokal, por ideja për të rrahur 35-vjeçarin. Deri më tani, policia nuk ka bërë të ditur motivet që kanë shtyrë autorët e rrahjes së rëndë të 35-vjeçarit, ndërsa uniformat blu janë vënë në kërkim të personave pjesëmarrës në këtë veprim.

Megjithëse Kulla është disa kilometër larg Durrësit, policia ka mundur të arrestojë në pak kohë njërin nga autorët, i cili është marrë në pyetje nga agjentët kriminalë dhe pritet të hedhë dritë

arsyet e dhunës së ushtruar ndaj qytetarit, i cili vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e policisë edhe në spitalin e Durrësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›