E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret kunder Gentes

Genta dhe nje pjese tjeter e banoreve ndodhen ne dhomen e ndenjes dhe midis tyre lind perseri nje debat per zenken qe ajo pati me Gracianon. Genta fillimisht debaton me Vlashin dhe me pas me Francesken.

Genta i thote Vlashit qe te mos flase kunder saj kur ajo nuk eshte prezente aty. Vlashi ka thene se Genta shkon nga fryn era dhe ndikohet nga te tjere dhe kjo nuk i pelqen Gentes. Ajo mundohet qe ti sqaroje banoret e tjere se thjesht tha nje mendim. Vlashi i thote Gentes mos hyr ne muhabete qe nuk te takojne dhe e keshillon qe te mos flase per te tjeret sepse ata do ta shfrytezojne sjelljen e saj per tu bere vete protagonist.

Vlashi i thote Gentes ti po te shkosh te rrish me dike ke te njejtin mendim me te dhe pastaj po te rrish me nje tjeter ndryshon mendim. Genta e kundershton duke i thene seshte e vertete e ke gabim ti nuk me njeh mua. Ne debatin e saj me Vlashin nderhyn Franceska e cila i thote Gentes se ajo duhet qe tu tregoje banoreve te kunderten e kesaj qe ata mendojne per te.

Vlashi i thote Gentes se ajo duke qene se ishte e para qe ia pa shenjen Gracianos dhe duhet tia thoshte atehere dhe jo te behej grup me Liamin Arberin dhe Ermalin. Genta u thote banoreve qe jane te pranishem se ajo vetem nje mendim dha dhe ata po sillen kundrejt saj si te ishin perfekte. Keshtu kunder Gentes dalin edhe Ermira dhe Doloreza. Ermira i thote Gentes qe te mos i pergjithesoje ata.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›