“Falja e gjakut”, filmi më i mirë që nuk u nominua për Oscar

Filmi shtjellohet si një përrallë e shkurtuar e jetës së shqiptarëve, duke u fokusuar në kohën e ritualeve të vjetra që kanë të bëjnë me gjakmarrjet. Është xhiruar në Shqipëri, në gjuhën shqipe, me kastën që përfshin shumicën e aktorëve lokalë. Shqipëria e kishte përzgjedhur zyrtarisht për të garuar për Oscar. Por një tjetër regjisor ishte ankuar dhe Akademia e Arteve Filmike dhe Shkencës e diskualifikoi atë sepse ishte realizuar nga një regjisor amerikan, që po ashtu është edhe bashkëskenarist, ndërsa ai nuk është financuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Joshua Marston duket se ka krijuar një reputacion interesant për veten e tij. Debutimi i tij i vitit 2004, filmi “Maria, Full of Grace”, rrëfen historinë e një tinejxhereje të varfër, shtatzënë, e cila nis të punojë si dilere e drogës. Marston kishte punuar si korrespondent i jashtëm para se të bëhej regjisor.
Ai është duke treguar historitë e njëjta, por në një mënyrë shumë më të zgjuar dhe më të thellë. Martson në detaje tragjike e tregon se si gjenerata e re lufton për t’i ikur të kaluarës që ka trashëguar. Adhuruesit amerikanë të filmit mund të mos kenë dëgjuar gjuhën që flitet në këtë film, ose për aktorët që luajnë në të. Por ata do të dëgjojnë më shumë për Joshua Marston, njeriun që i solli vendlindjes së tij dhimbjet e botës.