Banorët kundërshtojnë taksën e TVSH
MALESI E MADHE - Banorët e Malësisë së Madhe refuzojnë në mënyrë masive të paguajnë taksën e televizionit. Shkak për këtë reagim të tyre është bërë fakti se, në pjesën më të madhe të territorit të rrethit, prej 18 vitesh, nuk është e mundur ndjekja e televizionit publik, pasi valët nuk arrijnë të depërtojë atje. Prishja e përforcuesve dhe mosvënia në eficencë të atyre ekzistuese ka bërë që këta banorë të privohen nga valët e televizionit. Kështu janë shprehur disa nga banorët e komunës Shkrel ditët e fundit kur kanë shkuar për të likuiduar faturat e energjisë elektrike dhe janë ndeshur me kërkesën për të shlyer një taksë prej 600 lekësh. Por thuajse të gjithë banorët e zonave malore të Kastratit, Shkrelit, Kelmendit dhe Gruemirës prej 18 viteve kanë reaguar në lidhje me këtë fakt, pasi ata nuk kanë këtë sinjal të stacionit publik. r.d