Fshati pa rrugë: Bojkot 28 qershorit
BERAT – Rreth 2 mijë banorë të fshatit Bilç në Berat paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas tyre, ata nuk do të pranojnë të negociojnë me asnjë politikan për shkak se janë të zhgënjyer nga premtimet e deritanishme. “Kemi 5 vjet që kërkojmë rehabilitimin e rrugës që lidh fshatin tonë me qytetin. Kemi marrë premtime, por më pas nuk është bërë asgjë”, shprehen banorë të këtij fshati të revoltuar. Prurjet e lumit Osum kanë shembur një pjesë të kësaj rruge duke e izoluar krejtësisht këtë fshat nga pjesa tjetër e qytetit.
Sokol Agaçi, një biznesmen në këtë fshat pohoi se politikanët u kishin premtuar në fushata se do të merrnin masa për izolimin e tyre. Por më pas nuk është bërë asgjë. Banorët shprehen se e vetmja gjë që iu ka ngelur të bëjnë është bojkoti i votës. d.xh