Gripi qendroni te pakten nje meter larg njeri-tjetrit

Qëndroni te paktën një metër larg njeri-tjetrit. Kjo është mbrojtja me e mire ndaj gripit thone mjeket. Ata vene ne dukje se virusi mund te transmetohet nëpërmjet sperklave te teshtimes te cilat qarkullojne ne ajer. Fillimisht shfaq dhimbje koke, muskujsh, ethe, temperature e shenja te tjera lokale si rrufe, kolle apo dhimbje fyti gjithsesi ne kete periudhe ne spital jane paraqitur paciente edhe me shqetesime me te renda.
Qe situata mund te mos degradoje ne kete faze brenda 48 oresh i semuri duhet te nis trajtimin me antiviral gjithnje me rekomandimin e mjekut.
Kujdes duhet bere për mos rikthimin e temperaturës.
Javen e fundit ne vend janë regjistruar rreth 15 mije raste me grip. Sipas Institutit te Shendetit Publik kjo shifer ka pesuar renie krahasuar me nje jave me pare.