Banorët nxirren jashtë, Bashkia e Kamzës: Godinat janë shtetërore
TIRANE- Policia Bashkiake dhe ajo e rendit në Kamëz kanë nxjerrë në qiell të hapur dhjetëra njerëz, banues në ish-godinat shtetërore të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Në orët e para të kësaj të marte, në bazë të urdhërit të kryetarit të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, Policia Bashkiake e mbështetur dhe nga ajo e Rendit kanë nxjerrë jashtë të gjitha pajisjet shtëpiake, ndërsa një fadromë ka shembur ndërtesën. Banorët kanë kundërshtuar vendimin e kryebashkiakut të Kamzës me pretendimin se nuk kanë ku të shkojnë dhe se janë banues prej 15 vitesh në këto godina, duke bërë investime në to.
Përfaqësues të Bashkisë së Kamzës thonë se për banorët ka një zgjidhje. Ata duhet të marrin shtëpi me qera, të cilën do tua paguajë Bashkia. Një gjë e tillë nuk konfirmohet nga banorët të cilët thonë se Bashkia po i hedh në rrugë.
Mësohet se pas shembjes së ndërtesave, Ministria e Punes ka një projekt për zgjerimin e godines së Azilit të pleqve.
(e.n/B.Ajazi/BalkanWeb)