Thaçi: Luftë korrupsionit për të hyrë në BE
TIRANE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sërish e ka vlerësuar Raportin e Progresit si një raport real që - sipas tij - është mirëpritur në Kosovë. Madje, në një intervistë për Radion Deutsche Ëelle, Thaçi ka thënë se ky raport vlerëson stabilitetin institucional të Kosovës.
“Raporti i Progresit është një raport real. Ne e kemi mirëpritur si qeveri e Kosovës. Është një raport që vlerëson stabilitetin institucional të Kosovës, jetën e re demokratike, stabilitetin politik, respektimin afirmativ të minoritarëve, zotimin tonë për të implementuar dokumentin e presidentit, për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet që vlerëson fillimin e reformave në ekonomi, në legjislacion dhe në politikë”, ka thënë Thaçi.
Në të njëjtën kohë - sipas tij - dalin edhe zotime, dalin sfida të reja për institucionet në veçanti. “Është për tu falenderuar që sfida e qeverisë së Kosovës përshëndetet dhe përcillet si sfidë. Pra lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, lufta kundër dukurive negative përshëndetet nga komuniteti ndërkombëtar. Pra ne do të punojmë vazhdimisht që të ketë rend dhe ligj, që të ketë një betejë zero tolerancë kundër fenomeneve negative”.
Me këtë rast, Thaçi ka theksuar se “pikërisht suksesi që kemi arritur në Kosovë në këto dy vitet e pavarësisë bëri që ne të fitojmë autoritetin, të fitojmë perspektivën evropiane për Republikën e Kosovës, të fitojmë të drejtën e dialogut për liberalizimin e vizave, për marrëdhënie ndërkombëtare dhe për procesin e asocim stabilizimit”.
Kjo – sipas tij - është një arritje historike për Kosovën. Ai po ashtu ka thënë se vërejtjet që janë paraqitur në raport – siç është korrupsioni - i kanë edhe disa vendet të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. “Por lufta e madhe kundër korrupsionit ka bërë që ne të fitojmë perspektivën evropiane. Qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, transparenca, ka bërë që ne të fitojmë këtë perspektivë. Në këtë drejtim ne jemi partnerë me ndërkombëtarët”, ka thënë ai.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)