Avokatët e Taçit apelojnë vendimin e gjykatës

Dy avokatët e biznesmenti Rezart Taçi kanë apeluar masën e sigurisë dhënë nga gjykata e Tiranës për klientin e tyre pasi nuk kanë qenë dakort me masën arrest në burg. Kështu Maks haxhia si dhe Artan Hajdari kanë depozituar ditën e hënë kërkesën e tyre në gjykatën e kryeqytetit e cila më pas e dërgon në atë të Apelit dhë në të kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë për presidentin e kompanisë Taçi Oil, mbi të cilin rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës, pasi disa ditë më parë ai ka qëlluar për shkak të profesionit të tij gazetarin Mero Baze. Për këtë akuzë, organi gjykues ka dhënë në mungesë masën arrest në burg për Taçin, I cili më pas u vetëdorëzua në polici dhe u njoh me masën e sigurisë dhe për ndryshimin e saj avokatët kanë ofruar edhe 100 mijë euro garanci për ta lënë detyrim për paraqitje por gjykata nuk e pranoi duke e rikthyer në burg. Për këtë arsye dy avokatët e Taçit e kaën apeluar vendimin dhe pritet që brenda 10 ditësh gjykata e apelit të vendos për të lënë në fuqi atë të shkallës së parë ose të ndryshojë atë. Ndërkohë për këtë ngjarje në qeli ndodhen edhe dy badigardëd e Rezart Taçit.