E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret pa shtepi, presin ndihme nga shteti

Nje dite pas renies se zjarrit kane reaguar banoret e pallatit, i cili u shkrumbua nga flaket ne rrugen "Qemal Stafa" dhe kane kerkuar ndihme nga shteti. Keta akuzojne per venien e flakeve nje prej pronareve te tokes. "Shtepite na i dogji pronari, se do te ndertoje pallat", thane diten e djeshme ata per gazetaret. Banoret tregojne konfliktin e hershem me nje nga ish-pronaret e tokes, mbi te cilen prej shume vitesh eshte ndertuar vila ku ka banuar ish-prefekti i Tiranes, Qazim Mulleti. Te mbetur ne mes te kater rrugeve dhe ne qiell te hapur banoret i kerkojne shtetit strehim. Nje prej banoreve te shtepise se djegur tregon momentin e perfshirjes nga flaket te viles, ne te cilen prej 50 vitesh jane te strehuara nga shteti pese familje. Nderkohe qe ata kane paguar detyrimet ndaj shtetit, tani te mbetur ne qiell te hapur, i bejne apel bashkise dhe qeverise per strehim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›