Pranga 3 shqiptareve me 15 kg heroine
ROME - Tre shqiptare jane vene ne pranga, pasi jane kapur me 15 kilograme heroine dhe kokaine te paster, si dhe substanca te tjera narkotike. Operacioni eshte zhvilluar dy dite me pare ne kryeqytetin italian Rome, ne province, ne Luca. Operacioni eshte bere ne kuader te nje aksioni, te nisur ne disa zona te kryeqytetit, ndaj trafikut te lendeve narkotike. Sipas te dhenave, organizata qe perbehej nga tre shqiptare transportonte lende narkotike nga vende te tjera per ne Itali, ku me pas shitej ne rruge, duke fituar shuma te medha parash, ne zonat qendrore te shtetit fqinj. Policia kishte nisur hetimet disa kohe me pare dhe pak dite pas Vitit te Ri ka prere flete-arrestet per tre shqiptaret. Nderkaq qe aksioni dhe kontrollet per pjesetare te tjere kane vazhduar dhe do te vazhdojne dhe ne ditet ne vazhdim, ben te ditur nje burim zyrtar i policise, i cituar nga media italiane. Shqiptaret jane derguar ne qeli, nderkohe qe droga prej 15 kg eshte konfiskuar.