PDS: Administrata shteterore, e mpire
Partia Demokracia Sociale ne opozite deklaroi dje se konstaton me keqardhje vazhdimin e keqeverisjes dhe mpirjen e administrates shteterore per te vepruar ne keto dite me mot te perkeqesuar qe ka sjelle per shume zona malore paralizimin e jetes ekonomike e sociale te popullsise, krijimin e realiteteve izoluese e te braktisjes nga shteti, te panjohura prej shume vitesh dhe te varferise ekstreme. Nepermjet sekretarit politik, Artur Duckallari, PDS kerkoi qe qeveria te shkundet fort dhe ne menyre urgjente dhe me pergjegjesi te vere ne levizje te gjitha kapacitetet qe disponon per te perballuar krizen e rende te shkaktuar nga keqqeverisja e saj. "Ekzekutivi te angazhoje ne nje numer me te madh ne akset rugore dhe zonat e bllokuara, strukturat e rendit dhe te ushtrise per te mos lejuar qe situata te precipitoje, per te rritur sigurine ne rruge dhe per te shmangur ngjarje te tjera qe do te mund te merrnin serish jete njerezish", tha Duckallari. Sipas tij, KESH duhet te eleminoje kufizimet per zonat e bllokuara nga debora dhe per stacionet e pompimit dhe hidrovoreve ne te gjithe vendin. "Qeveria dhe kryeministri Berisha te marin masa urgjente per te shmangur abuzimet me cmimet ne produktet ushqimore, te cilat shtojne listat e papaguara dhe thellojne varferine", kerkoi dje PDS.
Partia e drejtuar nga Paskal Milo deklaroi dje se gjendja aktuale paralajmeron se 2008 do te jete viti i krizave te medha per Shqiperine dhe shqiptaret. PDS permendi situatat e perseritura te pritjes ne radhe me ore te tera ne mes te te ftohtit te qindra mijera emigranteve ne kufi; situata e jashtezakonshme e bllokimit nga debora e popullates ne zonat veriore dhe verilindore te vendit, qe mundohet te fshihet nga qeveria; cenimi i rendit dhe i sigurise se shtetasve nga aksidentet me vdekje dhe vrasjet e njepasnjeshme ne shifra alarmante 30 viktima ne 5 dite, si dhe krizen energjetike dhe rikthimin e kufizimeve me ore te zgjatura. Gjithashtu, sipas Duckallarit, shqetesuese eshte rritja abuzive dhe jashte cdo kontrolli nga ana e qeverise e cmimeve te produkteve ushqimore, gazit dhe naftes, qe e kane gjetur qeverine dhe administraten e saj krejtesisht te papergatitur per te kryer detyrimet dhe angazhimet me minimale ndaj shqiptareve.