Banorët, pronarëve të fabrikës: “Na kompensoni ilaçet”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Përplasja me forcat e policisë, gjatë një proteste të banorëve të një lagjeje kundër ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në Fushë-Krujë, ka dërguar në komisariat organizatorët e saj
Protestues e policë të lënduar, autorë të shoqëruar në polici e gra që pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë. Ky ka qenë bilanci i një proteste dyditore para dyerve të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. Banorë të dy fshatrave afër fabrikës pretendojnë se ndotja e ambientit nga mbetjet e fabrikës është burim sëmundjesh. Policia ka shoqëruar disa prej protestuesve. Ndërkohë që gratë pjesëmarrëse në protestë deklaruan dje se janë dhunuar në mënyrë çnjerëzore nga policia. Ata kanë pohuar se nuk do të ndërpresin protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta
Banorët e dy fshatrave që jetojnë nën tymin dhe mbetjet e fabrikës së çimentos kërkojnë nga pronarët e fabrikës ose ndërtimin e shtëpive të tyre larg ajrit të ndotur, ose kompensimin e ilaçeve që u duhen për t u shëruar. Por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër, duke i detyruar kështu të ndjekin rrugën e protestave. Puna në fabrikë është ndërprerë dje për disa orë, pasi banorët e dy fshatrave kanë bllokuar dy portat hyrëse dhe dalëse të fabrikës. Uniformat blu, të njoftuara nga drejtuesit e fabrikës, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shpërndarë turmën. Pas kundërshtimit të tyre për të ndërprerë protestën, ato kanë shoqëruar në polici disa prej protestuesve.
Konflikti
Konfrontimi me forcat e policisë gjatë manifestimit të banorëve të një lagjeje kundër ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në Fushë-Krujë, është shoqëruar me shoqërimin në komisariat të organizatorëve të tij. Burime nga policia bënë të ditur dje se manifestuesit janë paralajmëruar që të shpërndahen, por ata nuk reaguan ndaj thirrjeve të policisë, duke i kundërshtuar ata, duke arritur deri në dëmtime trupore të punonjësve të policisë.
Ndër të dëmtuarit është dhe shefi i Rendit dhe Sigurisë Publike, Agron Brahaj. Shërbimet e policisë, kanë mbajtur nën kontroll situatën, duke bërë thirrje për të negociuar me manifestuesit që të lironin rrugën dhe turma të shpërndahej qetësisht, por kjo nuk ka ndodhur.
Leja
Burimet zyrtare nga policia pohojnë se nuk kishin paraqitur kërkesë për dhënie leje nga Komisariati i Policisë së Krujës.
Të shoqëruarit
Dy organizatorët e protestës, Merit Loci dhe Pëllumb Loci, që të dy banues në Fushë-Krujë, janë shoqëruar në polici dhe akuzohen për veprën penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”, ”Kundërshtim të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe ”Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga nenet 269, 236, 293 të Kodit Penal.
Tre gra denoncojnë dhunën e policisë
Tre prej grave pjesëmarrëse në protestën e zhvilluar dje para fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë kanë pohuar se punonjësit e uniformave blu kanë ushtruar dhunë mbi ta. Sipas protestuesve përveç punonjësve të policisë së qytetit kanë ardhur dhe forcat speciale nga Durrësit, të cilat kanë shpërndarë me dhunë protestuesit dhe kanë shoqëruar në polici dy prej tyre. Sipas dëshmive, mësohet se forcat speciale kanë ushtruar dhunë jo vetëm mbi personat që kanë shoqëruar, por dhe mbi gratë dhe fëmijët që ishin në protestë. Dy prej tyre pohuan se do të denonconin dhunën, pasi kishin shenja të dukshme në trup, të cilat pretendonin se i kishin marrë nga policia në kohën që uniformat blu po shpërndanin protestuesit
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009