Edi Rama: Shënime dhe piktura nga Bashkia
Autori i Lajmit: red.
Edi Rama publikon ditarin e tij, i cili përfshin 9 vitet e punës së tij në Bashki. Një ndërthurje mes artit, shënimeve, datave dhe shkrimeve mbush faqet e këtij libri, i cili paraqet para lexuesit një botë që, ndoshta, shumëkush nuk e njeh, të kreut të Partisë Socialiste njëkohësisht dhe kreut të Bashkisë së Tiranës. Maks Velo duket se ka qenë dhe iniciatori i një nisme të tillë të nisur vite më parë, ndërkohë që është konkretizuar nga miku i tij, Blendi Salaj. Prezantimi i librit është bërë në emisionin e Arian Çanit, “Zonë e Lirë”. Të ftuarit në këtë studio e kanë vlerësuar librin dhe ndërthurjen e shkrimeve dhe artit në të. Sipas Ladi Myrtezait, vizatimet e këtij libri përcjellin mesazhe të shumta mes të cilave dhe faktin se autori i tij, Edi Rama nuk e harron lehtë atdheun. Ndërsa për Maks Velon libri tregon ndër të tjera se Rama e ka adhuruar gjithmonë Kandinksin. Ndërsa Pirro Misha pohoi se libri “Edi Rama” tregon një njeri publik që asocion aktivitetin e tij publik me artin. “Ai ka krijuar një aleancë me ngjyrat që e tregon jo vetëm në art, por edhe në punën e vet. Ngjyra është një aleancë frymëzuese”, - pohoi më tej Myrtezai. Ndërsa kryebashkiaku Rama ka pohuar se libri është një dokument jetësor që ka disa përmasa dhe që krijon mundësi që këto gjëra t i ndajë dhe me të tjerët. “Është një libër ku unë jam kryetar i Bashkisë, kryetar i partisë, babai i një djali, xhaxhai i një mbese, me të cilën kam një komunikim të veçantë, vëllai i një vëllai që jeton jashtë kufijve. Një libër që ka shumë personazhe dhe fije që lidhen me njëra-tjetrën. Blendi ka lidhur datat e axhendës sime me atë që ka ndodhur në botë. Aty ka elementë historike si testamenti histori i Toni Blerit, fjalimi i Obamës në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Ka plot të tilla siç ka dhe momente të betejës politike apo momente personale si kryetar bashkie”, - theksoi Rama. Sipas tij, më shumë se ditar, libër arti apo shkrimesh të ndryshme, ai është mozaik i të tërave bashkë. “Jam i bindur se në atë libër ka hapësirë për njerëzit që duan të shohin pikturat, të lexojnë, ka për të gjithë. Është historia e 9 vjetëve, e mbledhur në një sintezë të mirëtrajtuar nga Blendi”, - tha ai. Gjatë bisedës Rama ka shpjeguar se momentet e tij të pikturës nuk ndahen kurrsesi nga aktiviteti i ditës, ai pikturon në çdo moment kur punon në Bashki apo edhe kur bisedon me njerëzit. “Merrem me vizatimin kur bëj mbledhje, kur bëj punën në Bashki. Dora ime vizaton në këtë kohë. Kjo vjen si nevojë për të çliruar një energji ndërkohë që në pjesën tjetër vazhdon biseda dhe puna. Ndaloj pikturën vetëm kur mendoj se njerëzit mund të ofendohen nga kjo gjë”, - shpjegoi kryebashkiaku lidhjen e tij me artin, në veçanti me pikturën.
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009