Ministria e Financës u merr të ardhurat Universiteteve
Autori i Lajmit: red.
Dekani i Fakultetit të Histori- Filologjisë Shezai Rrokaj deklaron se po cënohet autonomia financiare e universiteteve. Në një intervistë të dhënë dje për median vizive ai ka shpjeguar se një urdhër i fundit i Ministrisë së Financave pengon universitetet për trashëgimin e fondeve nga viti paraardhës. Sipas Rrokaj, me këtë urdhër shkelet ligji i Arsimit të Lartë, ndërkohë që janë miliona lekë sipas tij që nuk dinë se ku përfundojnë. “Ligji i Arsimit të lartë përcaktonte shumë qartë në nenin 72 se të ardhurat që vijnë nga tarifat e studentëve trashëgohen në vitin pasardhës. Kjo detyronte qeverinë që të bënte pasqyrimin e duhur në ligjin e buxhetit. Këtë nuk e ka bërë. Kjo do të thotë që paratë që kanë paguar studentët për kërkim shkencor, për investime, miliona euro, gëlltiten menjëherë nga buxheti i shtetit thjesht nëpërmjet një shkrese të ardhur nga ministri i Financave” thotë Rrokaj. Si pasojë e mostrashëgimit të këtyre fondeve, Rrokaj thotë se digjen mjaft projekte që kanë universitetet, për kërkime shkencore etj, në dobi të studentëve që ndjekin arsimin e lartë në auditoret publike. Tashmë universitetet në bazë të një vendimi nga Këshilli i Ministrave që nga 1 janari 2009, do t i përdorin të ardhurat e tyre në bazë të një formule të re finacimi, formulë matematikore e cila do të ndihmojë më shumë ato universitete që do të konkurrojnë nëpërmjet projekteve.
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009