Bjordi dhe Adelajda “Si e përdorëm njëri-tjetrin”
Autori i Lajmit: red.
Në një nga rrugicat e gjelbëruara të Bllokut, në katin e pestë të një pallati prestigjioz jeton çifti më i diskutuar, diskutuar dhe më i famshëm i vitit, Bjordi dhe Adela. Aty kanë ngritur strehën e tyre të parë të dashurisë, tashmë larg kamerave, por pa mundur t i shpëtojnë kureshtjes së njerëzve. Kushedi se sa të kënaqur ndihen që tani mund të flasin, të debatojnë, të përqafohen e puthen jo më përpara kamerave dhe syve të të gjithë shqiptarëve. U duket e pabesueshme që tashmë kanë mundësi ta shijojnë deri në fund njëri-tjetrin.
Adela nuk është kthyer në Kavajë, veçse për një vizitë tek prindërit dhe tani bashkëjeton me Bjordin edhe me pëlqimin e familjes së saj. Një ndryshim i madh në jetë edhe pse është shpejt të flasim, por Adelajda e arriti atë çfarë dëshironte. Të paktën si fillim.
Në momentin e hyrjes në shtëpinë e Big Brother kishte deklaruar se donte të ndryshonte jetën e saj. “Dua të ndryshoj jetën time. Nuk dua të jetoj në një shtëpi me mamin, me babin, me vjehrrin, me vjehrrën... dua të bëj jetën time. Nuk dua të jem më mësuese katundi”,- ishin fjalët e saj.
E si në një përrallë me shtojzovalle e magji, Adelajda pësoi magjinë e saj. E prekur nga shkopi i fatit, në pak kohë jeta e saj u transformua krejtësisht. Hirushja shqiptare gjeti dhe princin e saj, por jo se i humbi këpuca, por se luftoi për të fituar zemrën e Bjordit, djalit jo vetëm bukurosh, por edhe inteligjent të shtëpisë, të cilin femrat e dëshironin jo pak.
Si gjithë shqiptarët edhe unë i kisha parë për 100 ditë nëpërmjet ekranit, por kam pasur mundësinë edhe të komunikoj me ta e t u bëj pyetje shpesh qëllimisht për t i vendosur në pozitë. Kërshëria për t i parë nga afër ishte e madhe, jo aq për t i prekur si persona të ekranit, por për të kuptuar çfarë ndjesie të jepnin nga afër dhe nëse të linin po atë simpati që transmetonin nga ekrani. Më kishte ndodhur me banorë të tjerë që përshtypja ime të ndryshonte pas takimit nga afër si në sensin pozitiv ashtu edhe në të kundërt.
Pas spektaklit pas natës finale ishin batutat e para që shkëmbyem. Nga ajo ditë do të kishim raste të tjera të takoheshim dhe të bisedonim. Të bukur dhe të këndshëm si në ekran. Rrezatonin mirësi dhe komunikonin si miq të vjetër. Nuk dinin të imponoheshin, as të shfaqeshin si VIP-a, e familjariteti që të krijonin të bënte të ndiheshe rehat dhe kur më kritikonin. Sensi i humorit nuk u kishte humbur, përkundrazi bisedat ishin aq intensive dhe të tre duke folur pa pushim ndërprisnin edhe njëri-tjetrin, sa që kur ndaheshin të vinte keq që biseda e zhurmshme do të ndërpritej.
Se Adelajda dhe Bjordi janë edhe shumë më të zënë..., axhenda e tyre ditore vijon të jetë tejet e ngarkuar në takime me gazetarë, fotografi për revistat, ftesa për programe televizive, fundjavë në Vlorë të ftuar nga Qetësori, përsëri takime dhe udhëtime në Kosovë... vërtet që jeta e tyre ka ndryshuar totalisht dhe po jetojnë si në një ëndërr të bukur, por sa do të zgjasë?
Asnjë personazh i zakonshëm i jetës reale shqiptare nuk ka pasur fatin e Adelajdës dhe të Bjordit, që të diskutohet aq shumë sa ata për një ngjarje që zgjati vetëm 100 ditë. Një lidhje që e ndau opinionin publik në dy pjesë, në ata që e përkrahën dhe në ata që e kundërshtuan çiftin në Big Brother. Hynë në lojë sipas rregullave, krejt të panjohur për njëri-tjetrin dhe publikun dhe që për më tepër u përkisnin dy botëve të ndryshme, dy mentaliteteve dhe eksperiencave që nuk kishin asgjë të përbashkët. Ajo 22 vjeç, e bukur dhe e vendosur për të ndryshuar jetën e saj dhe për të mos u ndalur përpara asgjëje. Ai 20 vjeç, një djalë simpatik që aspironte të bëhej i njohur përmes ekranit. I kemi parë të luajnë njëri me tjetrin, të puthen përqafohen, të flenë bashkë, të zihen si macja me miun dhe të llastohen si fëmijë të vegjël. Në fund të fundit këto janë lodrat e dashurisë. I kemi parë të luftojnë vetëm, por edhe përkrah njëri-tjetrit. I kemi parë të bëjnë plane për të ardhmen, madje herë me të vërtetë dhe herë si me shaka ata kanë folur edhe për fejesë, martesë dhe dasmë, deri ditën kur shkuan në finale, kur keqardhja se asnjëri prej tyre nuk arriti të fitonte çekun prej 70 mijë eurosh, u shumua nga entuziazmi se më në fund do të ishin për herë të parë në strofullën e tyre të dashurisë.
“Hyra në Big Brother pasi u mendova shumë sepse e dija çfarë vështirësish paraqiste për mua”, - thotë Adelajda, “Doja të ikja nga ai realitet ku vetja nuk më dukej e papërshtatshme, rrugë të tjera nuk kishte. Me të fejuarin nuk përputheshim me njëri- tjetrin, pastaj nuk ishte vetëm kjo. Unë doja të ndryshoja jetën”. Ndërkohë që Bjordi kishte kohë që donte të kthehej në Shqipëri. “Mamaja ka pasur gjithnjë lidhje me Shqipërinë dhe ka ardhur shpesh, e dëshira ime nuk kishte munguar për të qëndruar edhe më gjatë. Por sidomos vitin e fundit kur mamaja qëndronte për bizneset e saj në Tiranë dhe Durrës vendosa të vij. Mundësia për të hyrë në Big Brother ishte një shans i mirë. Për më tepër që shumë miq më kishin thënë se këtu ka mundësi të mira për të realizuar diçka. Dhe ëndrra ime është që të bëhem ose aktor ose kineast”.
“Zysha e katundit dhe pronari i një agjencie udhëtimi, rritur dhe edukuar në Perëndim, dy gjëra në dukje kaq të ndryshme, por që fati i vuri të përballen si konkurrentë. Ata zgjodhën të hidhen në krahët e njëri-tjetrit.
“Kur Bjordi më shoshte “e di ti se je shumë simpatike”, në fillim nuk e merrja shumë seriozisht, mendoja se janë komplimente tipike të një djali, aq më tepër të ri në moshë që kërkon të ngacmohet qoftë edhe për të hyrë në një konfidencë miqësie, gjë që krijohej aty brenda nga të gjithë për të pasur mbështetje më të madhe, por qoftë edhe për të diskutuar dhe për të qenë më prezent brenda shtëpisë”, - thotë Adelajda.
Mund të konsiderohen si shigjetat e para të drejtuar vajzës nga Kavaja, por siç thotë Bjordi “i ngjante një konstatimi sesa një qëllimi në vetvete për të arritur diçka”. Dhe vërtet që Adela ishte një ndër vajzat më të bukura që hynë në shtëpi dhe për më tepër që ndihej e ndërgjegjshme për armën e saj. Por bukuria nuk ishte arma e vetme e Adelës. Shumë shpejt ajo filloi të tregonte se ishte vajzë e zgjuar dhe dominonte. Një vajzë që nuk pranonte të bëhej kompromis, veçanërisht kur bëhej fjalë për parimet e saj që i konsideronte të shenjta.
“Për shumë gjëra nuk isha dakord me të, por e kuptoja se ajo nuk kishte si të mendonte ndryshe duke e ditur se nga çfarë realiteti dhe çfarë mentaliteti vinte. E fillimisht kurioziteti që më shtyu drejt saj ishte për të kuptuar se çfarë mendon një vajzë që vjen nga një provincë e vogël, që nuk kishte dalë kurrë për një kohë të gjatë prej saj e që mentaliteti i saj ishte shumë larg asaj që mendoja unë”.
Bjordit, që buzëqesh gjithnjë, i shndrijnë sytë dhe sheh Adelajdën për të parë dhe reagimin e saj nga fjalët që ai thotë. Kur e pyes nëse ishte vetëm kuriozitet ai reagon: “Fizikisht më dukej shumë tërheqëse, por duke folur me të fillova të ndiej dalëngadalë dhe të arrij në përfundimin se kjo është vajza që më duhet mua. Pavarësisht ndryshimit të mendimeve dhe opinioneve, kjo më bënte të flisja edhe më tepër me të. Reagimi i Adelës më pëlqente dhe diskutimet midis nesh nuk bëheshin të mërzitshme”.
“Çfarë qëllimi i kishe vënë vetes ditët e para në shtëpi?”- pyes Adelajdën. “Nuk doja në asnjë mënyrë që të isha në qendër të vëmendjes për faktin e paraqitjes, por doja të më njihnin si karakter. Të më pëlqenin për cilësitë e mia, për atë çfarë unë kërkoja të bëja për inteligjencën dhe vendosmërinë, për aftësinë për t i thënë gjërat troç dhe pa dorashka. Edhe pse ndonjëherë mund të jem perceptuar tek publiku si shumë e prerë, në të vërtetë nuk jam tërësisht ashtu. Doja që të isha jo Adela e bukur, por një Adelë e fortë dhe e arsyeshme”. “Por nuk e kishe menduar se do të mbaheshe mend për puthjen”, - i ndërhyj.
Me sytë që i lëviznin si të një drenushe, duke parë në një drejtim si të largët, Adelajda më bën të kuptoj se nuk ndihet rehat nga pyetja. “Është e vërtetë dhe të gjithë diskutojnë për puthjen, kur unë do të doja të diskutoja edhe për vlera të miat. Shumë nga publiku ka menduar se unë jam treguar gënjeshtare për faktin se e mbajta të fshehtë puthjen me Bjordin dhe se kam thënë që puthja e vërtetë ka ndodhur kohë më pas. Unë jo pa qëllim e kam saktësuar puthjen e vërtetë. Bjordi më pëlqente, shikoja që edhe unë i pëlqeja atij, por nuk isha ende e bindur se sa të forta ishin ndjenjat e tij, se sa seriozisht ai më donte, sepse po ju them që kisha jo pak momente që mendoja se mos bëhej edhe në sensin e shou-t prej Bjordit, e unë nuk kam pasur asnjë mendim sa do të vogël, që të bëja diçka për shou. Doja ta bëja ashtu siç më vinte, me sinqeritet dhe pa u shtirur dhe mendoj që ashtu kam vepruar, deri sa publiku më mbajti gjatë, edhe pse shumë herë e dominuar shkova deri në finale. Pastaj disa gjëra thuhen me fjalë dhe disa të tjera lihet të kuptohen”,- shprehet Adelajda.
“Kurse mua,- ndërhyn Bjordi,- më ka pëlqyer që në fillim, edhe pse ndonjëherë, kur Adela insistonte në një gjë të sajën që për mua e kishte gabim, mendoja: Po unë ç dua me këtë?!”- e qesh duke përqafuar Adelën. Pyes Bjordin për Mozën dhe Mesidën që iu afruan në fillim. “Moza është një vajzë e bukur, këtë nuk mund ta mohoj,- thotë Bjordi, - por bukuria është vetëm për ta admiruar. Njeriu duhet të flasë, të bisedojë. Mua më pëlqen edhe kur zihemi dhe diskutimi ndizet. Si të thuash më pëlqejnë tipat sanguinë. Si i thonë në shqip me nerv? Moza nuk ishte e tillë. Ndërsa Mesida u afrua pas meje pa e fshehur simpatinë e saj, por nuk ishte tipi im. Pastaj në atë kohë unë kisha filluar të ndieja për Adelën”. E ndërpres duke i thënë që po mos të ishte Mesida, ndoshta Adelajda nuk do të ishte afruar me Bjordin.
“Nuk dua të them pikërisht këtë, - ndërhyn Adelajda, por duke qeshur vazhdon: “Ai ishte momenti dhe unë u binda më tepër në ndjenjat e mia dhe në situata të tilla është shumë e rëndësishme të shfaqësh edhe atë çfarë ndien. Pastaj unë shfaqa që e pëlqeja Bjordin, që ndihesha mirë me të si me asnjë banor tjetër brenda shtëpisë, nuk thashë që e doja, por që e kisha xhan, sepse edhe të thuash që do një njeri është një fjalë e madhe dhe shumë e rëndësishme, të cilën nuk e thotë njeriu shumë herë në jetë. Ka shumë peshë dhe do shumë maturi dhe siguri. Siguri jo vetëm nga ana jote, por edhe nga personi që ti do”.
Në fakt, të gjithë aty kemi parë se si të gjithë, pak e nga pak, Adela filloi të çlirohej nga guacka e saj dhe të bëhej më e hapur për të pranuar lidhjen. Sidomos, kjo ndodhi pas premtimit që mamaja e Bjordit i bëri të birit që ta ndihmonte në përballje me familjen dhe opinionin kur ajo të dilte nga shtëpia, pasi Adela kishte thyer disa rregulla që familja e saj dhe shoqëria ku ajo jetonte i konsideronte të shenjta. E pyes se sa ndikuan tek ajo fjalët e mamasë së Bjordit, zonjës Antoneta, drejtuar të birit: “Duaje Adelën se ajo është vajzë e shkëlqyer”. Edhe pse Bjordi ka dëshirë të shprehë se për të nuk ka rëndësi të madhe mendimi i së ëmës për ndjenjat e tij, të dy e pranojnë se “ajo deklaratë përpara publikut i dha impulse të reja lidhjes mes nesh”.
Kështu Adelajda si në një rast tipik shqiptar fitoi sigurinë e marrëdhënies, duke marrë konfirmimin e familjes së djalit dhe vendosi të hedhë hapin përfundimtar: të pranoj hapur dashurinë e saj.
“Po me mamanë si ia bën tani që nuk jetoni bashkë?”- pyes Bjordin. “Mos ki merak,- ma kthen me të qeshur,- se na viziton shpesh. Dëshiron që të vazhdojë që të kujdeset për mua si më parë, do të shohë se si Adela m i hekuros kamishat. Unë i them të rrijë e qetë se gjërat mirë janë, por ti tashmë e njeh,- më thotë,- dhe e di si është ajo, natyrë vullkanike”.
Bisedat janë shumë interesante dhe të qeshurat e bëjnë më të këndshme. Nuk është një intervistë, është një komunikim organik i gjallë.
I ngacmoj duke u thënë që Bjordi në javët e fundit u duk sikur u mërzit, sepse ishte më i heshtur dhe nuk tregonte shumë interes se çfarë ndodhte dhe çfarë debatohej në shtëpi. Dhe ndoshta, po të mos ishte Adelajda, ai do të ishte shpërqendruar shumë.
“Dua të them diçka të rëndësishme që deri më sot nuk është thënë akoma, - thotë Adelajda. Është folur shumë për fenomenin Adelajda , për guximin e një femre që kërkon të ndryshojë realitetin e saj për një më të mirë, për thyerjen e mentaliteteve provinciale apo të prapambetura qofshin ato, por harrojnë se unë do ta kisha të pamundur ndoshta pa prezencën e Bjordit. Bjordi ka qenë për mua shtylla kryesore ku unë jam mbështetur, pa të cilin ndoshta nuk do të kisha vazhduar që të isha gjatë në Big Brother. Ndaj fenomeni Adela është shumë i lidhur me Bjordin. Ai më ndihmoi të arrija atë çfarë doja unë. Pa të unë nuk do të isha kjo që jam sot. Aty brenda ndryshova shumë, nga hyrja në shtëpi deri në ditën e finales, por nuk do ta kisha bërë dot këtë pa Bjordin. Ndaj mendoj se është më i rëndësishëm fenomeni Bjordi , ai djalë që i duhet një femre në krah për ta mbështetur dhe për t i dhënë kurajo, që i kupton ato dhe që i nxit të arrijnë atë që dëshirojnë. Unë mendoj se femrat në Shqipëri do të ndryshonin shumë më lehtë dhe do të ishin më të shumta në numër, nëse do të kuptoheshin dhe mirëkuptoheshin nga partneri i tyre”.
Bjordi, ashtu si në shtëpinë e Big Brotherit, nuk i kursente lëvdatat, thumbimet, ngacmimet dhe batutat për “zyshën” dhe parimet e saj. Vendoset në siklet nga fjalët e Adelajdës dhe nuk thumbon si zakonisht, por tund kokën në shenjë mosaprovimi. Megjithatë, ekziston edhe fenomeni Bjordi . Adela ka të drejtë. Ai është djalë me mendje kozmopolitane që në shoqërinë tonë nuk janë të shumtë, pa emancipimin e të cilëve nuk do të bëhej e lehtë, për të mos thënë që do të ishte i pamundur ai i femrave.
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009