Kaka: Shpresoj të fitojë Milani
Kaka ka ikur nga Milano për të zbarkuar në radhët e spanjollëve të Realit të Madridit, por zemra e tij ka mbetur kuqezi. Sulmuesi braziliani i ndjek ende me interes ish-shokët e tij të skuadrës dhe bën një parashikim në lidhje me derbin e kësaj të shtune mes Milanit dhe Interit. "Milani ka bërë një lojë të mirë ndaj Sienës, shpjegon Kaka në një prononcim të dhënë për televizionin ‘Sky Sport 24‘. Ronaldinjo ishte në një formë të shkëlqyer, Pato shënoi dy gola, jam i kënaqur për Leonardon dhe i uroj Milanit gjithë të mirat e mundshme. Derbi? Shpresoj që të fitojë Milani, edhe pse këto janë gjithmonë ndeshje të veçanta dhe të vështira".