E Diel, 1 Nëntor 2026

Jepte qera me ryshfete në stadium, arrestohet drejtori i “Qemal Stafës”

TIRANE-Drejtori i kompleksit sportiv “Qemal Stafa”, Gazmend Sallaku është vënë në pranga nga policia nën dyshimin se ka marrë ryshfete.
Vënia ne pranga e kreut te stadiumit me te madh te vendit eshte bërë pas nje hetimi disa mujor te task forces se anikrimit ekonomik në Pprokurorinë e Tiranës nën akuzën e korrupsionit.
Sallaku dyshohet se objektet, pronë të kompleksit në fjalë i jepte me qera kundrejt rryshfeteve. Policia e Shtetit nëpërmjet nje deklarate ka sqaruar gjithë detajet e operacionit që vuri në pranga drejtorin e shoqërise që administronte stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Sallaku erdhi në këtë post në Janarin e vitit të kaluar pas zevëndësimit në këtë detyrë të Perikli Dhales i shkarkuar pas një incidenti të rëndë kur gjatë takimit miqësor Gramozi–Real Madrid, për afro 90 minuta u ndërpre energjia elektrike në stadium në katër kullat ndriçuese për shkak të djegies së transformatorit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›