E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçarët tërbohen pas birrës “Tirana”

15/08/2011  Pas suksesit të dy netëve të para, festa e birrës në Korçë tashmë ka hyrë në natën e tretë të saj, me një pjesëmarrje të gjerë - mbi 35 mijë veta. Këngë, birrë “Tirana” dhe kërnacka kanë pushtuar qytetin, në të cilën kanë mësyrë turistë, por dhe shqiptarë nga qytete të tjera. E s’kish si të ndodhte ndryshe. Dhe këtë vit korçarët kanë treguar se janë të çmendur pas birrës “Tirana”. Madje, nga dita në dit numri i pjesëmarrësve të festës që kanë frekuentuar birrën “Tirana” janë trefishuar. Vetëm në një orë të ditës së shtunë mbi 4500 veta kanë frekuentuar tendat e kësaj birre. Nuk ka munguar as preferenca për kuqalashen. Ka qenë promocioni i kësaj kompanie që ka sjellë dhe dyndjen për birrën kuqalashe. Me moton “për një birrë të madhe merr një kuqalashe falas” është hapur dhe oreksi për këtë markë. Ka mjaftuar vetëm një orë të këtij promocioni që kuqalashja të ndizte pjesëtarët në festë.

Frekuentimi i birrës “Tirana” nuk ka qenë vetëm prej turistëve apo banorëve të Korçës. Në tendat e kompanisë së kësaj birre kanë preferuar të shijojnë spektaklin dhe vetë këngëtarët. Pikërisht ata që i kanë dhënë më shumë jetë kësaj feste tradicionale, e cila çdo vit e vë Korçën në kryeqytetin e stinës së verës.

Pse birra “Tirana”?

Ata që vizitojnë Korçën, vijnë nga vendet fqinje dhe vendet e largëta, madje edhe nga Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia, por për ta birra “Tirana” duket se nuk është një emër i panjohur. Ndoshta ata e dinë se në samitin e cilësisë të zhvilluar në Nju-Jork mes 120 firmave pjesëmarrëse nga 40 vende të botës birra Tirana” mori çmimin e artë për cilësinë, ndoshta mund të kenë dëgjuar që kjo birrë mes 132 bizneseve pjesëmarrëse u nderua nga Qendra e Iniciativave të Biznesit Ndërkombëtar me çmimin "Ylli Ndërkombëtar Platin për Cilësinë". Birra “Tirana” po integrohet në sistemin e menaxhimit të përqendruar të cilësisë sipas standardeve bavareze. S’kishte si të ndodhte ndryshe, makineritë dhe linjat e prodhimit të birrës “Tiranës” u përkasin firmave më prestigjioze gjermane dhe italiane, si “Krones”, “Buhler”, “Shenk”, “Seeger”, “Niko”, ‘BKM”, ‘BC”, “Velo” etj. Duket se emri i saj tashmë ka shkuar larg. Nuk ishte hera e parë që turistët dëshironin një birrë “Tirana”. Turistë amerikanë tregojnë se në Detroit birra “Tirana” është mjaft e pëlqyer. Shqiptarët e atjeshëm e kanë pijen e preferuar të tyre, nxjerrin mallin e atdheut. Pinë dhe festojnë. Të njëjtën gjë thonë edhe turistët anglezë sa herë vijnë në Korçë. Sigurisht, tashmë birra “Tirana” shkon në shumë vende të botës.

Të huajt

Por për festën e birrës nuk janë gëzuar vetëm shqiptarët. Një numër i madh të huajsh kanë mbërritur në këtë qytet për të shijuar gjithë evenimentin e aq më shumë birrën. Pikërisht ka qenë birra “Tirana” që sërish ka mbledhur rreth saj një numër mjaft të lartë turistësh, të cilët nuk kanë nguruar që të shprehin dhe kënaqësinë që ajo u ka dhënë. E pse jo duke respektuar moton e saj, madje duke e çuar më tej, “edhe disa të tjera”

Edhe organizatorët shprehen të kënaqur me festën, ndërsa shtojnë se birrat shqiptare kanë korrur suksesin e radhës.

Dje është shënuar nata e tretë e festës së birrës, por numri i lartë i vizitorëve duket se kërkon që ky eveniment të zgjasë edhe më shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›