E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm prej 3 ditesh ndaj portalit, BalkanWeb

TIRANË-Prej tre ditësh agjensia e lajmeve "BalkanWeb", po sulmohet në serverin e saj, duke mos lejuar aksesimin për lexuesit e saj. Sulmi tregon hapur, censurimin që njerëz të caktuar po tentojnë të kryejnë ndaj agjencisë së lajmeve online, duke mos lejuar aksesimin e dhjetra mijëra lexues që kjo faqe ka.

Aktualisht janë bllokuar 4200 tentativa për të bllokuar portat e serverit. Ndërkohë webmasterat po punojnë pa ndërprerje që të ulet efekti i sulmit, duke filtruar adresat të cilat shkaktojnë këto probleme në server.

Po kështu edhe gazetarët vijojnë punën për pasurimin e faqes me lajme edhe pse kjo arrihet me shumë vështirësi.

Për sulmin në fjalë janë vënë në dijeni edhe organet përkatëse të policisë, sic eshte sektori ndaj krimit informatik.

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›