E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret, shprese tek demshperblimet e shtetit

Gjirokaster - "Shpresojme qe qeveria te akordoje sa me shpejt fondet e demshperblimit per familjet qe kane humbur shtepite dhe pasurine materiale gjate kesaj ngjarje", thote Spiro Ksera prefekti i Gjirokastres. Dhe shtabi i emergjencave ne prefekture po merr masat edhe per sigurimin e fondeve te emergjences per familjet e pastreha. Sipas prefektit te Gjirokastres, Spiro Ksera, me kontributin e biznesit per secilin familje eshte shperndare nje fond prej 50 mije lekesh. Bashkia e Gjirokastres ka akorduar mbeshtetje financiare prej 20 mije lekesh per fryme per cdo familje nga fondi i emergjencave te bashkise. Nga ana e saj edhe bashkia e Gjirokastres ka shprehur gatishmerine per te kontribuar financiarisht per familjet e pastreha. Sipas kryetarit te bashkise, Flamur Bime krahas fondeve financiare qe mund te akordohen nga qeveria edhe bashkia do te jape mbeshtetjen e saj per daljen nga situata e emergjences te familjeve qe ngelen pastrehe gjate shembjes se pallatit. Nderkohe nga ana e shtabit te emergjencave eshte kerkuar edhe mbeshtetja financiare e biznesit dhe komunitetit gjirokastrit per donacione ne drejtim te ketyre familjeve te pastreha madje eshte celur edhe nje numer llogarie publik ku mund te derdhen keto kontribute.

Kerkimet

"Me vjen keq qe vetem keto arrita te shpetoj nga kujtimet e dikurshme te familjes nderkohe qe ngelen pas me dhjetera kujtime te tjera", thote banori i dikurshem i katit te dyte te pallatit pesekatesh, me nje tufe dokumentesh ne duar ku dallohen qarte vulat e institucioneve te ndryshme shteterore.

Ngushellimet e Kadarese

Edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka ngushelluar dje familjet e viktimave te pallatit te shembur nje jave me pare ne Gjirokaster. Gjate nje bashkebisedimi me intelektuale dhe lexues ne qytetin e Gjirokastres, ai shprehu pikellimin ne lidhje me ngjarjen. "Jam i gezuar qe ndodhem ne Gjirokaster, por me vjen qe kam ardhur ne nje moment te tille. Dua te ngushelloj familjet e viktimave", tha shkrimtari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›