E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Personalisht, jam kunder Kodit Elektoral

Kryetari i Asamblese se Partise Republikane, Sabri Godo si nje politikan i vjeter dhe nje hartues i ligjeve te rendesishem ne vend, nuk nguron te shpreh edhe qendrimin e tij individual kunder Kodit Elektoral qe pritet te miratohet se shpejti ne Kuvend. Sipas Godos, do te ishte me e udhes qe perllogaritjet per voten e partive, te beheshin ne shkalle kombetare dhe jo ne baze te rajoneve qe priten te percaktohen ne vend.

"E kam thene dhe here te tjera, le ta pranojme kete sistem zgjedhor, meqe u ndryshua Kushtetuta, pra sistem mbi bazen e rajoneve, por perllogaritja e votes te behet mbi shkalle kombetare", deklaroi Sabri Godo ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, kjo eshte edhe pikepamja e tij personale ne lidhje me sistemin zgjedhor ne vend dhe kjo pikepamje nuk duhet te ngaterrohet me qendrimin zyrtare te Partise Republikane ne lidhje me kete ceshtje. PR si nje aleate e ngushte e PD-se ka pranuar edhe ndryshimet e bera ne Kushtetute per sa i perket edhe ndryshimit te sistemit zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›