E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Berisha te bashkepunoj me ne per zgjedhjet

Kryetari i Asamblese se Partise Republikane, Sabri Godo shprehu diten e djeshme pakenaqesi, ne lidhje me menyren sesi funksionon koalicioni i djathte qeveritare. Keshtu permes nje prononcimi per mediat, republikani Godo theksoi se ka ardhur koha qe koalicioni i partive te djathta te veproj ne menyre te bashkuar dhe te jete i institucionalizuar. Ne kete kuader republikani, Sabri Godo theksoi se gjate tre viteve ka munguar institucionalizimi i tryezes se te djathtes dhe komunikimi mes partive te djathta ka qene vetem formal.

"Nese pretendojme se jemi aleate dhe jemi per te njejten rruge, atehere duhet te keshillohemi, si do ecim, cfare do bejme. S'mundet qe secili te gjykoje me vete, atehere eshte nje koalicion formal", deklaroi kryetari i Asamblese se PR-se, Godo ne lidhje me gjendjen aktuale te bashkepunimit mes partive ne koalicion. Sipas Sabri Godos, ka qene kryeministri Berisha, si kryetari i partise me te madhe te mazhorances, ai qe i ka lene keto marredhenie ne nje kuader formal. Sipas tij, kryetari i qeverise eshte mjaftuar vetem me mbledhjen e kryetareve te partive te djathta ne menyre jo te rregullt, duke mos i kushtuar rendesi mbledhjeve te rregullta me perfaqesuesit e partive ne koalicionin e djathte. Mbledhjet e rregullta dhe institucionalizimin e tryezes se partive te djathta, kryetari i Asamblese se Partise Republikane, Sabri Godo i kerkon edhe per faktin se pak muaj na ndajne nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku mazhoranca do te jete perballe rivaleve te saj politik. Sipas Godos, parapergatitja per zgjedhjet e ardhshme nuk mund te behet vetem me komunikime formale, apo duke biseduar me secilin prej kryetareve te partive te koalicionit. Nisur nga ky konkluzion republikani Sabri Godo, i ben thirrje kryeministrit Berisha qe te mos humb kohe, por te mbledh menjehere tryezen e partive te koalicionit te djathte qeverises.

" Kjo varet nga Berisha, sepse ai eshte kryetari i mazhorances. Keto gjera funksionojne, vetem nese ai leviz ne kete drejtim", deklaroi Godo ne fjalen e tij. Por nga ana tjeter kryetari i Asamblese se PR-se u shpreh optimist per fitoren e te djathtes ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Godos, ai ishte pjese e te djathtes dhe per pasoje do te bente c'eshte e mundur per te kontribuar ne lidhje me fitoren e ketij koalicioni edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te veres se vitit te ardhshem. Ne menyre te perseritur republikani, Sabri Godo ka shprehur edhe qendrimin e tij, per nje te djathte sa me te bashkuar dhe bashkepunuese.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›