E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet ne sistemin bankar, FMN sot ne Tirane

Eksperte te Fondit Monetar Nderkombetar dhe eksperte te Bankes se Shqiperise mblidhen sot ne Tirane, per te diskutuar lidhur me legjislacionin ne fushen e mbikeqyrjes se Bankave. Ne fakt takimi mbahet ne vazhden e ndryshimeve te disa rregullave ligjore ne sistemin bankar nisur nga kriza e fundit ne tregjet financiare nderkombetare. Lektoret e perzgjedhur nga FMN, jane eksperte te njohur te fushes dhe do te trajtojne nga pikepamja ligjore krizen financiare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ndikimin e saj ne sistemin financiar boteror, me nje fokus te vecante ne aspektet juridike te mbikeqyrjes bankare. Gjate ketij takimi do te preken edhe tema te vecanta si mbikeqyrja administrative dhe juridike e iniciativave ligjore, produktet komplekse financiare, qeverisja e bankave ne Shqiperi etj, njoftojne burimet ne Banken e Shqiperise. Audienca do te perbehet kryesisht nga perfaqesues te Bankes se Shqiperise, nga juriste te bankave qe zhvillojne aktivitet ne Shqiperi, nga zyrtare dhe eksperte te institucioneve dhe agjencive publike qe merren me legjislacionin bankar dhe kuadrin rregullativ, si bankat tregtare qe operojne ne Shqiperi, Ministria e Financave, Prokuroria e Pergjithshme, Shkolla e Magjistratures, Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, Agjencia e Sigurimit te Depozitave, Autoriteti i Konkurrences, Drejtoria e Pergjithshme e Luftes kunder Pastrimit te Parave. Takimi do te celet nga Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, i cili do te beje nje ekspoze te zhvillimeve me te fundit ne tregun bankar. Ndersa pas dy ditesh do te mblidhet Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise, per te diskutuar rreth gjendjes se sistemit bankar ne tremujorin e trete te vitit. Sipas deklaratave zyrtare te Bankes se Shqiperise tregu bankar shqiptar mbetet ende i painfektuar, nga kriza nderkombetare. Mirepo ne menyre indirekte ekonomia shqiptare pritet te ndikohet nga kriza, kryesisht me renien e te ardhurave te emigranteve dhe investimeve te huaja direkte.

B.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›