E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kerkim te pasurise se rrenuar

Blerim Kore

Gjirokaster - Me veshjen e tij fine dhe elegante ku asnjehere nuk harron te vendose kravaten, gazetari sportiv Sokrat Papadhopulli duket se pas nje jave nga ngjarja ka ndryshuar pak ne paraqitjen e jashtme. "Une dhe ime shoqe, jemi akomoduar ne nje hotel ketu afer", fillon biseden kolegu. Duket se cifti Papadhopulli nuk do qe te bezdise askend keshtu qe prej dites se ngjarjes ata u akomoduan ne mjediset e hotelit. "Pronari, eshte nje i njohuri im i vjeter, keshtu qe edhe neqoftese se qeveria nuk e mban fjalen per pagesat e hotelit nuk besoj se do te me nxjerre probleme," vijon ai biseden. Ne keto dite te veshtira ai vazhdon te kete afer miqte dhe te njohurit e tij. "Gruaja sapo mori vesh per ngjarjen u kthye nga rruga pasi ate dite ishte nisur per te takuar familjaret e saj ne Athine", thote Papadhopulli. Te gjithe i therrasin profesor dhe mundohen qe t'i ndodhen prane ne keto dite te veshtira. "Vetem nje gje e kam peng, humbjen e arkivit familjar" thote ai. Si gazetar i vjeter ai ruante ne shtepi me dhjetera fotografi dokumente, shkrime etj, ne lidhje me historikun e sportit gjirokastrit. "Kur fadroma nisi te prishte pjeset e ngelura te apartamentit tim, une iu luta qe te ngjitesha deri lart per te shpetuar se paku fotografite, por ata nuk me lane me merakun se mos shembeshin pjeset e pallatit. Me te vertete me vjen keq, pasi jane ngjarje qe nuk vijne me" thote ai.

****

Per rikthimin ne normalitet te jetes se tyre te perditshme ashtu si para nje jave, te 13 familjet e pallatit i kane varur plotesisht shpresat tek mberritja e shpejte e demshperblimeve financiare nga qeveria. Specialistet e emergjencave ne Prefekturen e Gjirokastres ne bashkepunim me koleget e tyre te Keshillit te Qarkut kane perfunduar dosjen e perllogaritjeve financiare ne lidhje me demshperblimin e familjeve te demtuara qe jetonin ne pallatin qe u shemb. Sipas perllogaritjeve, shifra e kerkuar per demshperblimin financiar te 13 familjeve llogaritet ne 80 milione leke.

Copeza kujtimesh mes germadhes

Ndersa kane rrenuar plotesisht germadhat e pallatit fadromistet kane lene te paprekura disa fidane shelgjesh lotues. Deget e tyre te imta dhe te brishta varen qetesisht mbi muramen e tullave dhe betonit. Rrezet e para te diellit te ketij mengjesi te ftohte nentori kane filluar te bejne lojen e drite-hijeve me deget e shelgjeve te rinj, Gati nen rrenjet e tyre aty mes germadhave dallohen copeza fotografish te cilat perpara nje jave ruheshin me kujdes ne albumet fotografike te 13 familjeve te pallatit. Disa prej fotografive jane te mbuluara nga pluhuri i tullave dhe betonit, disa te tjera jane demtuar nga balta dhe shiu i 2-3 oreve me pare. Midis tyre dallon foto familjare ku te dy prinderit kane pozuar me femijet e tyre, foto ciftesh bashkeshortesh apo te rinj, foto personale te femijeve dhe prinderve te tyre. "Nuk arrita te shpetoja asgje nga kujtimet e familjes sime pervec disa dokumenteve", thote Axhemi nje banor i pallatit te dikurshem. Pasi zjarrfikesit kishin nxjerre familjen e tij nga germadhat ai kishte rihyre serish me helmete metalike ne koke ne apartamentin gjysme te shkaterruar per te nxjerre nga masa e tullave dhe betonit nje pako dokumentesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›