Banorët votuan kundër trillimeve të Ramës
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri, Sali Berisha, përshëndeti gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, qytetarët dhe zgjedhësit e Kasharit, të cilët zgjodhën në krye të komunës së tyre kandidatin demokrat. Duke e konsideruar fitoren kandidatit të mbështetur nga mazhoranca si një bizhu, Berisha tha se, Besnik Fuçia mori qartësisht më shumë vota se të dy kandidatët e majtë, pa llogaritur votat që mori kandidati i pavarur, i cili ishte po nga e djathta. “Tani pikërisht ditën që kryetari i PS-së betohet para mediave se do t`ia tregojnë zgjedhësit me vota Sali Berishës del një kandidat i imi i pavarur dhe e shndërron në parti të katërt. E shndërroi në parti të katërt Rustem Murati”, - u shpreh ai. Uroj që leksioni i Kasharit, tha Berisha, të lexohet si duhet sepse kjo fakton se fitorja ishte një votë për reformat, por ishte dhe një votë kundër sharjeve e mashtrimeve të tyre. “Murati do regjistrohet në analet elektorale të këtij vendi për leksionin e merituar që i dha kryetarit me korrespondencë të Bashkisë së Tiranës dhe atyre që përdor ai për të mashtruar e trilluar çdo ditë”,- përfundoi Kryeministri.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008