E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuçia fitues në Kashar

Autori i Lajmit: red.
Pas përfundimit të zgjedhjeve vendore në Komunën e Kasharit, Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli rezultatatet përfundimtare të zgjedhjeve. Ky komision deklaroi fitues kanditatin e PD-së, Besnik Fuçia. Kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata, pas përfundimit të procesit zgjedhor, ku janë regjistruar 13, 371 zgjedhës dhe nga të cilët kanë marrë pjesë 7,150 votues, pohoi se rezultatet e arritura janë, Besnik Fuçia kanditati i PD me 2,765 vota, ose me 40.69 për qind, Alfred Bakalli i LSI-së, PDS-së, AD-së me 1,619 vota, ose 23.82 për qind, Rustem Murati kandidat i Pavarur me 1,267 vota, ose 18.64 për qind dhe kanditati i PS-së Sinan Egra me1,145 vota, ose 16.85 përqind. Gjata, vlerësoi ecurinë e procesit zgjedhor si dhe ka falenderuar të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këto zgjedhje.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›