Malaj: “Betohem se do t i bindem Kushtetutës dhe ligjeve”
Autori i Lajmit: red.
Gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar dje paradite në Presidencë, Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, u betua para Presidentit të Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Prof. Dr. Bamir Topit. Burime nga Presidenca sqarojnë se pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, Aleksandër Flloko, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Maksim Malaj u zotua në mënyrë solemne para Kreut të shtetit me fjalët: “Betohem se do t i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do t i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë”. Më tej Malaj falenderoi Kryeministrin e vendit për besimin e treguar duke e propozuar për këtë detyrë kaq të lartë kushtetuese, por njëkohësisht edhe Presidentin e Republikës njëherazi Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe Ministrin e Mbrojtjes. Të jesh Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura sipas tij, është privilegj, por në të njëjtën kohë është edhe detyrim madhor ndaj atdheut, ndaj flamurit, ndaj bashkëatdhetarëve, ndaj familjes, ndaj kolegëve dhe të gjithë atyre që të kanë besuar të drejtosh Forcat e Armatosura të Shqipërisë. “Marrja e kësaj detyre përkon në kohë me firmosjen para disa ditësh të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mesazh ky që përveç vlerësimit të kontributit dhe angazhimit tonë mendoj se përbën një obligim të madh për të realizuar të gjitha ato detyrime kushtetuese që kanë Forcat e Armatosura”, - theksoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Në ceremoni mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008